Blog

Rendesia e kirurgjise plastike rikonstruktive dhe dilemat qe mbart ky trend.

Rendesia e Kirurgjise Estetike


Kirurgjia plastike eshte shnderruar ne nje trend te popullarizuar gjate gjithe viteve te fundit ne te gjithe boten. Arsyet perse njerezit zgjedhin ti ushtrohen operacioneve plastike jane te ndryshme. Sa me shume qe kirurgjia plastike popullarizohet, aq me te shumta jane edhe polemikat qe krijohen ne lidhje me te, vemendjen kryesore ky trend e merr tashme edhe nga te famshmit dhe media sociale te cilet na tregojne vazhdimisht per ndryshimin e pamjes se jashtme te personazheve te njohur.
Shumica e individeve nuk jane te informuar se ekziston nje ndryshim midis operacioneve plastike dhe kirurgjise kozmetike.

1- Kirurgjia plastike perdoret per qellime mjekesore ose per te rindertuar dicka qe nuk eshte me si ne vitet e kaluara.
2- Gjithashtu eshte edhe kirurgjia kozmetike e cila permireson pamjen e nje personi.

Persa i perket kesaj fushe njerezit ndahen ne dy kategori: kategoria e pare i perket njerezve te cilet mendojne se operacioni eshte i kushtueshem dhe i rrezikshem, ndersa te tjeret besojne se eshte te rendesishme per qellime mjekesore dhe per te permiresuar pamjen e jashtme.

E bukura eshte e larmishme dhe gjendet kudo e perceptuar ne menyra te ndryshme, si e tille duhet te trajtohet edhe pamja jone e jashtme, te duam veten tone se pari, te pranojme edhe kur dicka nuk eshte ne harmoni me fytyren apo trupin tone dhe me pas, jemi vetem ne nese zgjedhim te ndryshojme dicka ose jo. Nese dukemi mire, edhe ndihemi mire vecanerisht gjinia femerore, edhe pse ne vitet e fundit numri mes te dyja gjinive qe i nenshtrohen nderhyrjeve estetike eshte pothuajse i barabarte, por grate edhe vajzat jane me te kujdesshme me pamjen e tyre fizike. Kur ne permiresojme pamjen tone te jashtme, arsyet e te cilave mund te jene te shumta, kjo perkthehet ne nje rritje te vetebesimit per shumicen e pacienteve, qe do te thote nje gatishmeri me e madhe per te provuar gjera te reja ose te jemi me ekstrovert ne jeten shoqerore, te jemi te gatshem te veshim lloje te caktuara veshjesh ose te marrim pjese ne aktivitete qe me pare shmangnim per shkak te kompleksit qe mund te kemi pasur me pare me me pamjen e jashtme.

Kirugjia plastike sigurisht qe permireson edhe shendetin fizik, krahas pamjes se jashtme. Mund ti referohemi rinoplastikes (nderhyrja ne hunde) qe mund te permiresoje frymemarrjen ne te njejten kohe por edhe estetiken e hundes, gjithashtu kirurgjia per zvogelimin e gjoksit permireson posturen e trupit, por gjithashtu lehteson edhe fizikun pasi nje gjoks i madh krijon parehati, dhimbje te qafes dhe shpines.
Permiresimi i shendetit mendor eshte gjithashtu nje faktor i cili fitohet pas kirurgjise estetike, kryesisht tek te rinjte te cilet rimodelojne veshet apo hunden.
Ne kliniken tone, shume paciente, por edhe te afermit e tyre kane deshmuar se shohin reduktim te nivelit te ankthit pas operacionit , apo rritje te vetevleresimit per veten per shkak te ndjenjes se vetebesimit qe krijojne nga pamja e tyre e re.


Secili prej nesh eshte i lire te vendose se cfare eshte me e mira per veten, pa u ndikuar nga asnje faktor i jashtem por vetem nga vetja. Fakti qe ne behemi nena dhe na mbetet nje lekure e varur tek barku, e cila sigurisht eshte nje shenje qe e ka lene ndoshta krijesa me e rendesishme per ne, nuk do te thote qe nuk kemi te drejte te kerkojme edhe nje here po te njejtin bark qe kishim perpara shtatezanise pasi pervec se nena, jemi vajza dhe gra, kemi deshira dhe te gjithe te drejtat per tu ndjere ashtu sic deshirojme. Nese kam nje gjoks te varur nga periudha e laktacionit, sigurisht kam te drejte ta permiresoj dhe ta kthej serisht ashtu sic ishte me pare, per sa kohe kjo eshte e mundur. Nese kam nje hunde ne disproporcion me fytyren, ose gjithashtu edhe veshe te cilet me krijojne kompleks, eshte e drejta jone ti rregullojme dhe te mos jemi te detyruar te gjejme kendet perfekte per te perjetesuar nje moment.

Arsyet jane te shumta perse ne zgjedhim ti nenshtrohemi kirurgjise, por sigurisht qe zgjedhja duhet te jete e miremenduar, ne rradhe te pare te sigurohemi se cfare duam, ti bejme vetes nje sere pyetjesh si:
a eshte e nevojshme qe une te ndermarr kete hap?
A me cenon shendetin?

A do ti largohem origjinalitetit?

Cili eshte kirurgu me i pershtatshem per nderhyrjen qe dua te realizoj?

Te gjitha keto pyetje mund t’ju ndihmojme duke u pergjigjur ne kliniken tone, Dermolife, ku permiresimi i pamjes se jashtme, ruajtja e nje imazhi origjinal, shendeti fizik dhe mendor i pacientit jane paresore per ne. Per ti plotesuar te gjitha kriteret e mesiperme pacienteve tane, ne kemi zgjedhur nder vite te punojme me kirurget me te mire te kirurgjise plastike dhe rikonstruktive te cilet ushtrojne aktivitetin e tyre ne Europe por edhe ne bote, sherbimi post operator ne cdo moment nga stafi yne mjekesor, cmimet te perballueshme nga masa, rezultatet e suksesit jane etaloni mates me te cilat klinika jone kryeson ne fushen e kirurgjise estetike. Nese deshironi te permiresoni veten ne cilindo aspekt, bejeni! Nese i referohemi pamjes se jashtme mjafton te merrni vendimin, deshiren jua plotesojme ne Dermolife!