Kirurgjia per humbjen e peshes (kirurgjia
bariatrike) eshte nje procedure e zakonshme te cilen
njerezit e ndermarin kur metodat alternative si
dietat apo stervitja nuk jane efektive. Sipas
Shoqates Amerikane per Metabolizmin dhe Kirurgjine
Bariatrike, me shume se 200 amerikane ne vit
ndermarin nje nga menyrat e kirurgjise bariartike, e
cila eshte vertetuar se eshte efektive dhe ndihmon
njerezit te humbasin ne peshe.
Ka lloje te ndryshe te kirurgjise bariartike , ku me
te zakonshmet jane Bypass-i Gastrik dhe Gastrik
Sleeve. Cdo metode qe mjeku juaj do t’ju sugjeroje,
eshte e sigurte qe ju do te keni perfitime maksimale
nga kirurgjia bariatrike.
Me poshte jane disa nga arsyet pse duhet te merni ne
konsiderate kirurgjine per humbjen e peshes
Permireson shendetin kardiovaskular
Obeziteti eshte nje nga shkaktaret kryesore te
semundjeve kardiovaskulare, si semundjet e arterieve
koronare, semundjet periferike te zemres dhe mos
funksionimin e zemres. Ndermjet kirurgjise per
humbje peshe, ju mund te zvogeloni rrezikun nga
prekja e ketyre problemeve shendetesore dhe te
parandaloni probleme te tjera si hipertensioni,
goditja ne tru dhe infarkti I miokardit.
Kirurgjia bariatrike eshte gjithashtu efektive ne
uljen e presionit te gjakut dhe niveleve te
kolesterolit per te ndihmuar ne parandalimin e
semundjeve te zemres, nderkohe qe permireson
shendetin tuaj te pergjithshem.
Permireson diabetin e tipit-2
Obeziteti konsiderohet nje faktor rreziku per
diabetin e tipit 2. Duke ulur peshen tuaj ndermjet
kirurgjise per humbje peshe, ju do te jeni ne
gjendje te lehtesoni kete semundje, duke bere te
mundur qe ju te mos perdorni insuline dhe
medikamente te tjera per me shume se tre vjet pas
operacionit. Ky sukses mjekesor eshte theksuar ne
Gazeten Amerikane te Mjekesise, ku nje studim zbuloi
se 82% e pacienteve qe ju nenshtruan nje operacioni
per humbje peshe ishin ne gjendje te permiresonin
diabetin e tipit 2.
Permireson dhimbjen e kyceve
Pesha e tepert ka tendence te shkaktoje dhimbje
kycesh si shkak I presionit te tepert qe ushtrohet
ne nyje. Ne fakt, obeziteti mund te coje ne
osteoartrit, I cili eshte crregullimi me I zakonshem
I kyceve qe ndodh per shkak te konsumimit dhe
keputjes se kyceve. Faktore te tjere inflamatore te
cilet lidhen me mbipeshen, mund te cojne gjithashtu
ne dhimbje te kyceve. Kirurgjia bariatrike do te
beje te mundur reduktmin e peshes se tepert dhe
rrjedhimisht do te ndihmoje ne zbutjen e dhimbjes se
gjunjeve, ijeve dhe kyceve. Kjo, nga ana tjeter, do
te permiresoje levizshmerine tuaj.
Permireson hipertensionin
Shume njerez qe kane problem me mbipeshen kane
tendence te luftojne me hipertensionin. Vetem ne
SHBA, 75 milione njerez vuajne nga hipertensioni, I
cili shkakton me shume vdekje se cdo semundje
kardiovaskulare . Kirurgjia per humbje peshe eshte
provuar per efektivitetin ne permiresimin e
hipertensionit. Nje studim ne kete drejtim vertetoi
se operacioni arriti te eleminonte hipertensionin ne
61.7% te pacienteve.
Permireson fertilitetin
Dhe pse nje grua obeze mund te mos jete
domosdoshmerisht infertile, mbipesha mund te ndikoje
ne funksionet e ovulacionit, duke e bere te veshtire
per to te lindin femije. Kirurgjia bariatrike
ndihmon ne permiresimin e funksioneve trupore dhe
normave te shtatzanise tek grate qe kane veshtiresi
ne shtatzanite e tyre. Kjo zvogelon gjithashtu
rrezikun e abortit dhe ju siguron nje shtatzni afat
plote.
Permireson Depresionin
Njerezit qe kane problem me obezitetin zakonisht
vuajne nga imazhi i dobet I pamjes se tyre fizike
dhe stigma sociale, e cila mund te coje ne
depresion. Ata gjithashtu fillojne t’i shmangen
aktiviteteve qe dikur i pelqenin, duke zgjedhur te
jetojne te izoluar. Heqja e peshes se tepert mund te
ndihmoje ne permiresimin e shendetit emocional, dhe
gjate kesaj kohe t’ju cliroje nga depresioni.
Studimet tregojne se njerezit qe iu nenshtruan
kirurgjise bariatrike pane nje renie prej 32% te
depresionit.
Ju ndihmon ju te jetoni me gjate
Obeziteti mund te zvogeloje jetegjatesine tuaj deri
ne 20 vjet, duke cuar ne nje vdekje te hershme.
Kirurgjia bariatrike funksionon duke ju ndihmuar te
humbisni peshe, gje qe mund t’ju ndihmoje te jetoni
me gjate. Se bashku me nje program ushtrimesh dhe me
nje diete te shendetshme, ju me siguri do te krijoni
nje menyre jetese te shendetshme dhe keshtu do te
rrisni jetegjatesine tuaj. Ka kaq shume arsye per te
marre ne konsiderate kirurgjine per humbje peshe,
ashtu sic ka perfitime. Nese jeni duke luftuar me
mbipeshen, merrni parasysh kirurgjine bariatrike dhe
ne fund do te keni rezultate pozitive te garantuara.
Behuni versioni me i shendetshem i vetes suaj me
teknologjine me te avancuar ne kirurgjine
bariatrike.