Jeni vone per ne pune ose per ne shkolle? E nisni diten tuaj ne menyre shume impenjative? Keni shume angazhime qe ne oret e para te mengjesit? Mund ti harroni te gjitha, pervec me te rendesishmes , konsumimit te vaktit kryesor te dites, mengjesit .
Cilat jane disa nga dobite e konsumit te rregullt te ketij vakti ?
Vakti i mengjesit eshte shume i rendesishem per shendetin tone. Prandaj i duhet kushtuar rendesi asaj qe konsumojme. Trupi jone bie ne qetesi gjate gjumi te nates, por konsumi i energjise nuk ndalon asnjehere, prandaj mengjesi konsiderohet si starti me i persosur per te riaktivizuar metabolizmin tone. Permes ketij vakti ne arrijme ti dhurojme trupit tone energjine e mjaftueshme qe na dueht per vazhdimesine e dites sone dhe per te bere nje shperndarje sa me te mire te saj. Studime te shumta konkludojne se rritja e indit adipoz ne zona te caktuara te trupit dhe nje intolerance e thyer ndaj glukozes ne moshe te re vijne pikerisht prej moskonsumit te ketij vakti. Nje mengjes i shendetshem ndihmon jo vetem per nje organizem dhe nje fizik te mire, por ai luan dhe nje rol te vecante dhe ne shendetin mental te gjithesecilit.
Ai rrit dhe forcon kapacitetin e memories suaj, permireson nivelin e perqendrimit etj...
Nese po mendoni te kaloni disa ore ne palester ose te kryeni nje aktivitet fizik gjate dites, dijeni se konsumi i mengjesit eshte aleate juaj kryesor. Ai do ju ndihmoj jo vetem per te permiresuar rezistencen ndaj ushtrimeve fizike, por do te rris kapacitetin tuaj bazal per te perballuar nje aktivitet fizik me menyrem me te mire te mundshme dhe me rezultate sa me te kenaqshme. Konsumi i rregullt dhe i nje vakti te shendetshem te mengjesit ju prevenon ne menyre te shkelqyer nga obeziteti. Sa me pare qe te konsumojme mengjes aq me shpejt aktivizohet metabolizmi. Rekomandohet konsumi i tij brenda 1 ore nga moment i zgjimit. Per te evituar zgjedhje te ushqimeve te gabuara dhe abuzim me to gjate dites ju ndihmon se tepermi konsumimi i sasise se duhur te proteinave dhe karbohidrateve ne vaktin e mengjesit. Nje mengjes I shendetshem eshte ai I pasur me karbohidrate, prandaj eshte e keshillueshme te integrohen ne vaktin e mengjesit drithera qe permbajne karbohidrate komplekse dhe qe i ofrojne trupit fibrat qe I duhen. Vitaminat gjithashtu jane nje component I rendeisishem qe nuk duhet ti mungoje mengjeseve tuaja.Per nje fillim te mabre te dites rekomandohet dhe konsumi i vitaminave me disa proteina me vlera te larta ushqyese do tju jape energji te mjaftueshme per te perballuar cdo aktivitet te dites suaj. Konsumi I rregullt I vaktit te mengjesit ju ndihmon gjithashtu per te permiresuar dhe forcuar sistemin tuaj imunitare, ne kete menyre ju mund ti thoni jo shume problemee dhe semundjeve qe mund te shkaktohen nga nje imunitet i dobesuar.