Blog

Gjashte keshilla per te arritur qellimin per humbjen e peshes per Vitin e Ri!

Gjashte keshilla per te arritur qellimin per humbjen e peshes per Vitin e Ri!

Viti i Ri eshte koha e perkryer per nje fillim te ri. Nje kohe per te kthyer nje faqe te re dhe per te vendosur qellime te reja dhe te permiresuara ne jeten tone te perditshme. Nje nga synimet me te zakonshme tw njeriut, eshte humbja e peshes, e cila shpesh perfundon te jete nje sfide teper e veshtire per shumicen e njerezve. A ka disa gjera specifike qe mund te bejme per ndihmuar veten tone te arrijme qellimet per Vitin e Ri? Po, dhe ketu jane disa!


Zgjidhni diçka realiste

Çdo vit, njerezit priren te vendosin deshira jo specifike apo te jene te bindur ne qellimet e tyre. “Dua te humbas peshe! Sa me specifik te jemi kur vendosim qellimin tone, aq me te larta jane shanset per ta realizuar ate. Pra, kete vit te ri provoni nje qellimt te tille si: "Dua te humbas 15 kilograme" ose "Dua te zhvilloj zakone me te mira te te ngrenit". Ndersa ju i vendosni vetes nje synim konkret , kjo do t'ju jape gjithashtu nje shans per te filluar planifikimin ne avance!


Filloni te planifikoni perpara

Kur vendosni qellimet tuaja per Vitin e Ri, nuk eshte kurre nje ide e mire te prisni deri ne minuten e fundit per te menduar se si saktesisht do t'i permbushni ato. Filloni duke menduar se si deshironi te veproni per te arritur qellimin tuaj dhe ndoshta i vendosni vetes disa qellime te tjera me te vogla rruges! Duke filluar te planifikoni perpara, do te jeni ne nje pozicion me te mire per te filluar te ndermerrni hapa te vegjel drejt arritjes se qellimit tuaj.

Veproni me hapa te vegjel fillimisht

Nje nga arsyet kryesore qe njerezit mbeten prapa ne vendimet e tyre te Vitit te Ri eshte sepse ata menjehere synojne te arrijne rezultatin perfundimtar. Filloni me hapa te vegjel, pasi ata do te perfundojne duke ju ndihmuar te permbushni qellimin tuaj! Duhet te filloni duke u perpjekur te hiqni nje lloj ushqimi ose pije te caktuar, ose filloni duke provuar nje rutine te re stervitjeje. Sido qe te jete, duke filluar me hapat e vegjel, ju do te krijoni besimin per te filluar te beni hapa me te medhenj drejt arritjes se qellimit tuaj.

Suporti eshte faktor kyç

Te kesh nje sistem te forte me njerez qe ju suportojne , te ndertuar nga familja dhe miqte mund t'ju ndihmoje vertet te arrini qellimin tuaj. Duke folur me ata qe keni afer per objektivat qe po vendosni te arrini, mund te merrni ndihmen qe ju nevojitet, nderkohe qe qendroni te motivuar nga ata qe ju duan me shume. Provoni t'u kerkoni atyre qe secili te zgjedhe nje menyre te caktuar per t'ju ndihmuar te qendroni te fokusuar.

Gjeni motivimin ne gjerat e zakonshme

Gjate javes se pare te Janarit, me siguri do te ndiheni shume te motivuar per ate qe po synoni te arrini. Por, ne javen e dyte te Shkurtit, kur zgjoheni ne oren 6 te mengjesit per te shkuar ne palester, mund te mos ndiheni shume te motivuar. Per kete arsye, eshte e rendesishme te gjeni motivimin ne jeten e perditshme, te jeni ne gjendje ti kujtoni vetes pse jeni ne kete udhetim. Ecja mund te behet e veshtire, por nese i mbani gjithmone syte tek qellimi finali, nuk do te keni asnje problem per te permbushur qellimin tuaj.


Nese filloni te rrezoni, ngrihuni perseri

Shpesh, kur njerezit ndeshen me nje pengese, ata vendosin te heqin dore nga vendimi i tyre. Ajo qe njerezit shpesh nuk kuptojne eshte se rruga drejt qellimit tuaj nuk eshte gjithmone e drejte dhe e lehte. Mund te hasni disa veshtiresi gjate rruges, por mos e humbni besimin dhe motivimin per te arritur synimin tuaj. Kur perballeni me nje deshtim te vogel, perpiquni te kuptoni se çfare ndodhi dhe pse keni deshtuar. Duke mesuar nga gabimet tona, ne mund te sigurohemi qe ato te mos ndodhin me.