Vitamina E eshte lende ushqyese qe luan nje rol shume te rendesishem ne funksionet vitale te trupit. Jo vetem qe eshte anti-oksidant i fuqishem, por ky vitamin forcon sistemin imunitar dhe ne anen tjeter i ben me te shendetshme floket tuaja dhe lekuren.
Vitamina E eshte e pranishme ne shume ushqime duke perfshire dritherat, farat, arrat, vajin e kokosit, vajin e ullirit, avokadon dhe zarzavatet me gjete.
Ja disa nga benefitet e jashtezakonshme te vitamines E ne lekure e ne floke
1.Lufton rrudhat
Vitamina E per nje kohe te gjate eshte perdorur ne kozmetike per prodhimin e kremrave qe i luftojne rrudhat dhe shenjat tjera qe tregojne plakjen. Si anti-oksidant i forte, vitamina E ndihmon ne reduktimin e demeve qe oksidimi ia shkakton qelizave te trupit. E kombinuar me vitaminen C, Vitamina E mund te veproje si nje mbrojtes natyral nga dielli, per shkak se e mbron lekuren nga demi qe ia shkakton rrezitja e cila e rrit rrezikun e kancerit ne lekure.
2.Ndikon ne rritjen e flokut
Vitamina E i zgjeron enet e gjakut dhe nxit rritjen e kapilareve, te cilet e rrisin qarkullimin e gjakut ne koke dhe keshtu promovohet rritja e flokeve te shendetshme. Kjo vitamine ndihmon ne riparimin e flokeve te demtuara. E perdorur drejtperdrejte ne floke, kjo vitamine u jep flokeve volum dhe shkelqim.
3.Zbut lekuren e thate
Vitamina E eshte ilaçi me i mire i lekures se thate e cila forcohet, e posaçerisht per duart. Zakonisht tregon rezultate kur duart çahen nga i nxehti dhe i ftohti.
4.Sheron buzet e plasaritura
Plasaritjet ne buze gjate periudhes se dimrit behen te padurueshme. Ne kete rast vjen ne ndihme Vitamina E, e cila mund te jete shume efektive pasi qe i sheron buzet shume shpejt.