Blog

Vitamina D, shume me teper se nje vitamine!

Vitamina D, shume me teper se nje vitamine!

Nuk ka supplement ushqimi te kete impaktin qe ka vitamina D ne organizem. Ajo eshte shume me teper se nje vitamine, eshte hormone e cila ka aftesine te nderveproje dhe ndikoje ne me shume se 2000 gene ne trupin tone. Per kete arsye, magnesia e vitamines D eshte lidhur me shume semundje te shoqerise moderne. Ajo eshte lidhur me 17 tipe tumoresh, semundje te zemres, tensjonin e larte, diabetin, semundje auto-imunitare, dhimbje kronike, osteoporozen, astmen, dhe se fundmi me autizmin!
Trupi yne mund te marre vitamine D nepermjet disa ushqimeve si dhe ta formoje ate nga ekspozimi ne rrezet e diellit. Mendohet se 1miliarde individe kane mangesi te vitamines D. Me te riskuarit jane:

Individet qe kalojne shume ore te dites ne ambjente te mbyllura ose qe mbulohen me rroba kur qarkullojne jashte, qe marrin me pak rreze dielli duke prodhuar shume pak nga kjo vitamine.
Popullsite qe jetojne ne vende ku dielli del rralle ose shume pjerrtazi

Perdorimi I kremrave kunder diellit: natyrisht kremrat rekomandohen nga te gjithe dermatologet pasi ata mbrojne nga rrezet B ultraviolet duke bllokuar gjithashtu prodhimin e vitamines D.
Vendndodhja gjeografike dhe stinet: Vendet si Shqiperia nuk privohen nga rrezet e diellit akoma edhe gjate dimrit te ftohte. Por, vendet si Anglia, Belgjika nuk e kane kete fat. Keto popullsi jane me te prirura per te shfaqur mungese te vitamines D.

Ngjyra e lekures: Sa me e erret ngjyra e lekures tuaj, aq me I larte risku per te pasur mungese te vitamines D. Lekurat e errta kane nivele me te larta melanine. Kjo e fundit vepron si mbrojtje kunder rrezeve te diellit dhe per kete shkak prodhimi I vitamines D eshte me I kufizuar.
Mosha: ne moshe te madhe bie aftesia e organizmit per te prodhuar vitamine D. Mosha e madhe eshte me e prirur te qendroje brenda dhe keto jane arsyet kryesore qe mosha e trete ka mungese vitamine D. Si pasoje ata jane me te prirur te pesojne osteoporoze dhe fraktura te kockave.

Mbipesha: mbidhjamosja e trupit e veshtirson mekanizmin e prodhimit te vitamines D. Ne me te shumten e individeve obez, nivelet e vitamines D jane me te ulta se niveli I preferuar. Nga ky fakt jane hedhur hipoteza se vitamina D mund te kete lidhje me shfaqjen si dhe me terapine e mbipeshes dhe obezitetit!

Keshilla:

1. Merrni rreze dielli, (natyrisht duke respektuar masat e sigurise)!
Ne vendin tone fatmiresisht dielli shkelqen edhe ne dite te ftohta te dimrit. Ekspozoni ne diell fytyren dhe duart (gjate veres ne oret e lejueshme), per 30min cdo dite. Me rroba banjoje ekspozohuni ne oret e lejueshme rreth 10-15min pa krem kunder diellit. Femijet mund ti ekspozoni gjate muajve te ngrohte rreth 30min ne dite, ne oret e mengjesit ose te pasdites, pa I mbuluar koken me kapele dhe duke I zbuluar duart dhe kembet. Kujdes: ne asnje menyre nuk rekomandojme te anashkalohet perdorimi I kremrave kunder diellit. Perdorimi I tyre eshte vendimtar ne parandalimin e kancerit te lekures!

2. Konsumoni ushqime qe ju mbrojne nga rrezet e demshe te diellit!
Te tilla jane: salca e domateve e bere vete, vaji i ulliri, specat e kuq, farat e lulediellit dhe frutat e pyllit.

3.Konsumoni ushqime te pasura ne vitamine D! Eshte shume e rendesishme te perfshini ushqime te pasura ne vitamine D sidomos gjate stineve pa diell. Te tilla jane:
Salmoni
Sardelet
Veza e zier
Kerpudhat
Produkte ushqimore me shtese te vitamines D si qumeshti dhe drithrat e mengjesit

Suplementi i vitamines D rekomandohet per te gjithe ata qe jane te riskuar nga mangesia e saj.