Cher nuk perben lajm persa i perket kirurgjise estetike dhe nese do t’i numerojme jane; rinoplastike, blefaroplastike, korrigjim i qepallave, lipozucion dhe lifting i fytyres. Disa mendojne se Cher ka vene proteza ne molleza, adominoplastike, madje ka hequr edhe nje brinje. Cher nuk ka bere asnjehere misteriozen per nderhyrjet kirurgjikale, por tregon se mollezat jane te sajat dhe se ashtu i ka patur qe e vogel. Nderkohe pergenjeshtron lajmin se ka hequr nje brinje, madje thekson se nuk mund te behet nje nderhyrje e tille. E pyetur pse e beri gjoksin, Cher thote se ajo ka patur gjithnje nje gjoks te madh, por pas lindjes se vajzes iu shfry dhe ajo nuk e shihte dot me ashtu te boshatisur. Ndekohe persa i perket hundes, ajo thote se e pa veten ne nje video dhe kuptoi se hunda e saj duhej zvogluar urgjentisht. Nderkohe Cher krahas nderhyrjeve te shumta, po ben shume seanca me lazer per te hequr tatuazhet e shumta qe ka.