Blog

Burrat, për të patur trup të skulpturuar zgjedhin lipozucionin

Burrat, për të patur trup të skulpturuar zgjedhin lipozucionin

Barku pjatë dhe me ndarje si kurriz breshke? Ijet e dala? Absolutisht jo. Kjo është ëndrra e burrave për trupin e tyre. Por ata nuk e duan duke u përpjekur shumë, duke derdhur djersë pa fund në palestra, tashmë e kanë zgjidhur shumë më shkurt dhe më lehtë, duke shkuar tek kirurgu plastik. Janë gjithnjë e më të shumtë burrat të cilët i drejtohen kirurgut plastik për të larguar barkun.

Ky është sot një ndër ndërhyrjet më të kërkuara për meshkujt, pra lipozucioni i abdominaleve, por për të menduar se do të shkëlqesh në verë me kostumin e banjos, operacioni bëhet në dimër edhe pse sot ekzistojnë teknika shumë pak invazive të cilat të lejojnë që të shkosh në plazh edhe pas 2-3 javësh pas ndërhyrjes. Dy teknika përdoren për të reduktuar në minimum bezditë. Futja nga kërthiza e dy kanuleve me diametër 2 ml për të aspiruar yndyrën tek barku ose përdorimin e ultrasuoneve të cilat godasin dhjamin dhe e reduktojnë. Pas ndërhyrjes është e nevojshme që të mbahen fasho për të koprimuar pjesën nga ku është thithur dhjami. Ky trajtim realizohet me shumë sukses në Klinikën Estetike Dermo Life nga kirurgë plastikë italianë me CV të shkëlqyer dhe shumë vite eksperiencë.