Rrudhat e fytyres mund te permiresohen ose te eleminohen ne menyre efikase me trajtime te ndryshme te mjeksise estetike si psh peeling, fillers, dermoabrazion, laser, lipofillingdhe botoks. Por kur rrudhat jane te thella, eleminimi i tyre behet me ane te kirurgjise etetike, me lifting.
› Peeling
Peeling realizohet me ane te nje solucioni kimik i cili lejon permiresimin dhe shtrirjen e lekures se fytyres duke hequr shtresen siperfaqesore te demtuar nga efektet e plakjes (rrudha, humbja e elsticitetit dhe humbja e tonifikimit etj).
› Fillers
Fillers jane materiale mbushese qe injektohen me age te holla ne brendesi te rrudhave. Materialet mbushese mund te jene te perthithshme, gjysem te perhershme ose te perhershme.
› Dermoabrazioni
Ky eshte nje trajtimi qe lejon permiresimin e shenjave dhe rrudhave me siperfaqesore duke larguar shtresen me siperfaqesore te lekures dhe duke i dhene asaj nje pamje me te shtrire.
› Laser
Lazeri perdoret per trajtimin e rrudhave, me efikasi eshte CO2 i cili perdoret me shume per rrudhat rreth gojes dhe lazeri Herium i cili perdoret me shume per rrudhat rreth syve.
› Botoks
Botoksi eshte nje ilaç i cili ben paralizimin e muskujve ne vendin ku injektohet duke eleminuar keshtu edhe rrudhat e thella si dhe tepricat e dhjamrave. Keshtu ajo shtrin lekuren e fytyres dhe te qafes. Botoks eshte nje toksine e pademshme per trupin tone, me mase molekulare te madhe, qe do te thote qe mbetet aty ku injektohet duke bere paralizmin e perkohshem te muskujve ne zonen ku injektohet.
Nese behet nje kombinim i mire i metodave te shenuara me lart, rezultati do te jete fantastik.