Hiperpigmentimi eshte nje term mjekesor qe perdoret per te pershkruar njollat me te errerta te lekures. Keto njolla rezultojne nga prodhimi i tepert i melanines, i cili mund te shkaktohet nga shume faktore; nga shenjat e akneve dhe demtimi i diellit e deri te luhatjet e hormoneve. Hiperpigmentimi eshte nje gjendje e zakonshme e lekures dhe ka nje sere opsionesh te ndryshme trajtimi ne dispozicion.
Nder me efektivet qe japin rezultate te shpejta dhe optimale jane:
1. Peeling kimik
Peeling kimik eshte i pershtatshem dhe efektiv per korrigjimin e imperfeksioneve te lekures sic eshte rasti i hiperpigmentimit. Trajtimi konsiston ne aplikimin ne lekure te nje lende kimike qe synon eleminimin e qelizave te vdekura te lekures duke stimuluar riperteritjen e qelizave te reja. Disponojme lloje te ndryshme trajtimi ne varesi te tipologjisee se lekures.
2. Dermapen
Mijera mikro-kanale fraksionale krijohen ne lekuren tuaj duke perdorur Dermapen 4 per te promovuar nje funksion qelizor me te normalizuar me prodhimin e rregulluar te melanines. Meqenese melanocitet (qelizat qe prodhojne pigment) synohen drejtperdrejt, nje process riparues dhe korrigjues inkurajon tonin e barabarte te lekures per nje pamje te lemuar dhe rrezatuese
3. Lazer Fraxel CO2
Numri i seancave dhe koha ne mes tyre varet nga patologjia e lekures suaj dhe aftesia e saj per tu rigjeneruar. Periudha kohore mes seancave eshte 2 deri ne 4 jave. Rezultatet jane te menjehershme dhe progresive, me permiresim optimal dhe te dukshem, zakonisht ne 2-3 muajt e pare. Kjo periudhe kohore mundeson sherimin e plote dhe prodhimin e kolagjenit te ri dhe elastines per te zevendesuar indet e demtuara.
Ekzistojne nje sere trajtimesh mirembajtje ose kuruese per njollat kafe por kujdesi per te tilla problematika fillon qe ne rutinen tuaj te kujdesit te lekures ne shtepi dhe gjate ekspozimit ne diell.
Shenim: Ne kliniken Dermolife procedurat e mesiperme realizohen nga mjeket dermatologe duke ofruar keshtu procedure jo vetem te sigurte por edhe efektive. Trajtimet ofrohen me produkte teper cilesore dhe protokolle te personalizuara per cdo pacient.