A jeni ju te rrezikuar?
Mungesa e hekurit eshte e zakonshme sidomos te femijet, femrat ne moshen riprodhuese dhe tek individet qe konsumojne ushqime me permbajtje te paket hekuri.
Mungesa e hekurit shfaqet nese:
* Hekuri nuk merret mjaftueshem nga dieta ushqimore(vegjetarianet dhe veganet)
* Perthithje jo normale e hekurit nga trakti tretes (semundja e zorres, celiakia etj)
* Humbja e gjakut si rezultat i periodave te shumta te femrat,hemorragji te traktit gastrointestinal(ulçera gastrite, variçe te ezofagut, gastrit atrofik, fizura, hemorroide, tumore etj), dhurim i shpeshte gjaku, kirurgji, trauma etj.
* Rritje e kerkeses per hekur (rritja dhe zhvillimi te femijet dhe adoleshentet, shtatezania, laktacioni, aktiviteti i shtuar fizik) etj.
* Perdorimi i barnave per semundje te tjera por qe mund te shkaktojne hemorragji si aspirina, sintrom, kortizoniket, anti-inflamatoret josteroide, hemodia
Pse eshte e rendesishme te diagnostikojme dhe te trajtojme ne kohe mungesen e hekurit ne organizem?
* Te zbulosh dhe te trajtosh mungesen e hekurit ne organizem do te thote te lehtesosh dhe te zhdukesh shenjat dhe simptomat qe vijne nga mungesa e tij. Trajtimi i duhur ben qe keta persona te ndihen me te shendetshem, me aktiv per te perballuar aktivitetet ditore.
12 simptomat qe keni mungese te hekurit ne organizem!
1.Lodhje ose dobesi
2.Zbehje ose zverdhje te lekures
3.Veshtiresi ne frymemarrje
4.Marramendje
5.Dhimbje koke
6.Rrahje te shpejta zemre
7.Dhimbje kraharori
8.Duar dhe kembe te ftohta
9.Thonj te brishte (thyhen shpejt)
10.Renie te flokeve
11.enjtje te gjuhes
12. Nevoje per te levizur kembet kur jeni shtrire