Lodhja adrenale shpesh nenvleresohet nga mjeket, duke çuar ne keqdiagnostikim dhe terapi jokorrekte per pacientet. Varianti me ekstrem i saj eshte semundja Adison, qe haset ne 4/100.000 persona, simptomat e se ciles jane te lidhura me nje prodhim te pamjaftueshem te hormoneve te gjendres mbiveshkore (adrenale). eshte teper e rendesishme te theksojme qe gjendrat mbiveshkore, me madhesi me te vogel se nje kokerr arre, prodhojne disa prej komponenteve me jetesore per organizmin, ku me i rendesishmi eshte hormoni qe lufton stresin, kortizoli. Per kete arsye, nese keto gjendra prodhojne me teper ose me pak hormone, mund te shfaqet lodhja adrenale, me pasoja serioze per shendetin. Fatkeqesisht, nuk egzistojne teste qe mund te diagnostikojne lodhjen adrenale. Diagnoza e saj mund te vendoset vetem nepermjet pranise se simptomave te saj, qe jane:
Lodhja e theksuar, e vazhdueshme: zgjoheni i lodhur, edhe pasi keni bere nje gjume te mire. Ju flini, por asnjehere nuk ndjeni se keni fjetur mjaftueshem.
Ulja e libidos (deshires per marredhenie seksuale).
Deshira e egzagjeruar per produkte te embla dhe te kripura.
Trullosje ose marrje mendsh e lehte gjate ngritjes se menjehershme nga pozicioni ndenjur.Theksim i simptomave te sindromit prememenstrual ose te menopauzes.
Çrregullime te humorit, qe nuk kane qene te pranishme me pare.
Gjendje depresioni, me dobesim te kujteses.
Çrregullime hormonale.
Hipertension muskular i vazhdueshem, qe çon ne rritje te presionit te gjakut.
Probleme autoimune: me episode ftohjeje dhe reaksione alergjike te shpeshta.
Dr. Yllka Themeli
Endokrinologe