Blog

Si vendoset baloni gastrik dhe sa zgjat rikuperimi?

Benefitet qe ka Balonit Gastrik

Bota sot po perballet me semundje te ndryshme dhe komplekse dhe mbipesha mbetet nje nga shqetesimet kryesore. Obeziteti eshte nje gjendje ku nje person fillon te fitoje peshe te panevojshme ne trup. Kjo eshte nje rritje e tepruar dhe anormale e peshes se zakonshme trupore e cila mund te çoje ne patologji te ndryshme te tjera te lidhura me shendetin si probleme te zemres, presionit te gjakut, hipertensionit, kolesterolit, diabetit etj. Shumica e njerezve mendojne se mbipesha eshte vetem nje shqetesim fizik por kjo nuk eshte e vertete dhe kete e tregojne cdo dite edhe shifrat ne vendin ku jetojme por gjithashtu neper bote ku nje ne pese persona preken nga obeziteti. Si nje problem global, ne vitet e fundit perdoren shume metoda per ta trajtuar ne menyre sa me efektive kete gjendje. Edhe ne Shqiperi, problemi obezitetit eshte kthyer ne shqetesim dhe njerezit qe drejtohen ne kliniken tone per te trajtuar kilogramet e tepert jane te shumte cdo dite.


Prej vitesh tashme klinika Dermolife operon me proceduren e balonit gastrik, nje metode efikase, e adaptueshme me organizmin e njeriut, jo kirurgjikale, zgjat pak ne kohe dhe me ekonomike ne raport me procedurat e tjera te dobesimit.

Cilat jane hapat e aplikimit te Balonit Gastrik ne stomak?

- Baloni gastrik futet ne stomak nepermjet gojes.

- Mjeku gastrohepatolog do te kryeje nje ekzaminim fillestar te stomakut tuaj duke perdorur nje aparat fotografik endoskopik.

- Nese nuk verehen anomali, mjeku do te vazhdoje me vendosjen e balonit permes gojes dhe poshte ezofagut ne stomak.

- Baloni gastrik eshte i perbere nga nje material silikoni te lakueshem dhe te bute dhe aplikohet ne stomak ndersa eshte ne formen e tij me te vogel, te shfryre.

- Sapo baloni te jete brenda stomakut tuaj, mbushet menjehere me solucion fiziologjik steril permes nje tubi te vogel mbushes (kateteri) bashkangjitur me balonin.

- Pasi te mbushet, mjeku do te heqe kateterin duke terhequr butesisht fundin e jashtem.

- I gjithe ky proces ndodh vetem ne 15-20 minuta, pas se ciles do te monitoroheni nga stafi me pak minuta dhe me pas mund te largoheni ne shtepi.



Sa eshte koha e rikuperimit pas kesaj metode?

- Pacienti eshte ne gjendje te shkoje ne shtepi te njejten dite duke marre parasysh faktin se nuk keni ndonje efekt anesor qe kerkon hospitalizim.

- Ne javet e para eshte e pershatshme te konsumoni ushqime te lehta te cilat nuk e ngarkojne stomakun, per te kaluar me pas edhe tek te ngurtat.

- Pacienti eshte ne gjendje te kthehet ne pune pas nje ose dy ditesh ne varesi te menyres sesi adaptohet stomaku me prezencen e nje objekti te huaj ne organizem.

- Baloni mund te shkaktoje te perziera, ose edhe te vjella sporadike, por kjo ndodh vetem ne 3-4 ditet e para dhe jane simptoma qe jo cdo pacient i perjeton.


Pikat e mesiperme tregojne me detaje, hapat qe ndiqen per vendosjen e balonit gastrik.
Gjate te gjithe kesaj faze nuk ndodh nje komplikacion i papritur qe mund te rrezikoje jeten apo shendetin e pacientit duke marre parasysh faktin qe me pare realizohen ekzaminimet laboratorike per t’u siguruar qe gjendja e pergjithshme shendetesore e pacientit eshte e qendrueshme. Per prakticitetin, efektivitetin dhe sigurine qe baloni gastrik ofron, Klinika Dermolife ka zgjedhur te jete e para ne Shqiperi qe i ka dhene terren zbatimit te kesaj metode, duke ndryshuar dhe shpetuar jeten e qindera njerezve qe cdo dite luftojne me obezitetin!