Blog

Obeziteti ne Shqiperi: Shkaqet dhe medotat e reja te trajtimit

cilat jane shkaqet e obezitetit

Obeziteti tanime njihet si nje nga problemet shendetesore me shtrirjen globale me te gjere. Nga shume eksperte te shendetit publik, obeziteti klasifikohet si nje epidemi, duke arritur 650 milione te rritur, 340 milione adoleshente dhe 39 milione femije te prekur. E nderkohe Organizata Boterore e Shendetit ka deklaruar se ‘keto shifra priten qe te rriten akoma edhe me shume deri ne 2025’.

Obeziteti dhe mbipesha identifikohen si gjendje shendetesore kur trupi akumulon nivele jonormale te dhjamit, duke perkeqesuar shendetin. Si nje semundje, obeziteti prek te gjithe sistemet e organizmit, duke nxitur shfaqjen e semundjeve serioze si diabeti, hipertensioni, osteoartriti dhe jo vetem.

Edhe ne Shqiperi ky problem po kthehet ne shqetesim te vazhdueshem. Per momentin vendi yne eshte i renditur i treti ne Evrope, per nivelin e larte te obezitetit te grave. Nje tjeter e dhene nga raporti i publikuar nga INSTAT, tregon se mosha kur mbipesha fillon te shfaqet eshte 25 vjeç. Ndaj, nga ekspertet e shendetit publik po kerkohen menyra te ndryshme trajtimi te cilat mund te pershtaten per te gjithe stilet e jetes.

Sigurisht regjimi ushqimor dhe aktiviteti fizik jane dy nga elementet kryesore te nje jetese te shendetshme. Por, ne raste kur semundja e obezitetit ka avancuar, nevojiten zgjidhje me te dedikuara dhe teknologjike. Me poshte do t’ju tregojme rreth tre prej metodave me te avancuara dhe qe garantojne rezultate afatgjata ne trajtimin e obezitetit dhe mbipeshes.

Gastrik Sleve, ndryshe e njohur edhe si zvogelimi i stomakut, eshte nje teknike e cila sugjerohet ne rastet kur pacienti ka nje indeks shume te larte te mases trupore. Kjo nderhyrje kirurgjikale mundeson qe stomaku te kete volum me te vogel. Keshtu pacienti konsumon sasi te vogla ushqimi duke ndikuar direkt tek ulja e peshes trupore. Sipas eksperteve nga Dermolife, zvogelimi i stomakut eshte nje nga metodat me efektive per trajtimin e obezitetit.

Nje tjeter trajtim shume i avancuar eshte edhe operacioni bypass-i gastrik. Kirurgjia ideale e obezitetit qe mund te kryhet me komplikime minimale, duke siguruar humbje peshe te perhershme. Duke qene se edhe ketu volumi i stomakut zvogelohet, pacientet konsumojne shume me pak ushqim se zakonisht, duke rezultuar ne peshe me te ulet.

Teknika alternative e cila sugjerohet edhe per rastet e obezitetit, por edhe per mbipeshen, eshte ajo e balonit gastrik. Ndryshe nga dy metodat e para, baloni gastrik nuk kerkon kirurgji per t’u aplikuar. Perkundrazi ky tullumbac i bute silikoni vendoset ne stomak permes endoskopise, procedure qe zgjat vetem 20 minuta. Edhe qellimi i baloniit gastrik eshte qe te reduktoje sasine e ushqimit qe konsumohet. Baloni gastrik fale teknologjise se avancuar, krijon mundesine e pershatjes ne varesi te rastit qe trajtohet. Pra ai zmadhohet dhe zvogelohet sipas grades se obezitetit e mbipeshes.

Nese jeni gati per te filluar udhetimin tuaj drejt peshes ideale, kontaktoni +355 69 20 99 780 apo shkruani ne info@dermolife.al per çdo pyetje qe ju keni.