Blog

Si po shnderrohet baloni gastrik ne baloni “magjik”?

Baloni Gastrik

Baloni gastrik, kjo metode kaq e kerkuar ne vitet e fundit ne kliniken tone, e cila pasi studioi efektivitetin dhe suksesin e tij ne klinika te ndryshme europiane, vendosi te sjelle ekskluzivisht zbatimin e kesaj metode edhe ne Shqiperi e cila ne fakt ka rezultuar nje sukses i vertete.

Por cfare i shtyn personazhet publike dhe jopublike te cilet vijne nga vendi yne, diaspora dhe qytete te ndryshme europiane te vijne ne Dermolife dhe te vendosin “topin magjik” sic e quajne ndryshe edhe pacientet tane?
Te gjitha keto hapa pacienti nuk i ndermerr rastesisht, por jane te miremenduara. Vlen per t’u theksuar qe kete metode e zgjedhin kryesisht njerez te cilet kane provuar dieta te ndryshme, nderhyrje kirurgjikale, aktivitet fizik dhe nuk kane pasur rezultate. Bashke me kilogramet e tepert dhe obezitetin vijne edhe shqetesimet shendetesore si, diabeti, presioni i larte i gjakut, kolesteroli i larte, probleme me gjymtyret, frymemarrjen dhe pacienti shpeshhere privohet edhe nga te berit aktivitet fizik te cilin ne e sugjerojme per cdo individ qe drejtohet ne kliniken tone qofte per informacion po ashtu edhe per pacientet qe tashme e kane vendosur.

Deshmite e suksesit te kesaj metode jane te shumta, te cilat jane te publikuara dhe jo. Paciente me shume kilograme me pak, me perimeter te reduktuar, ilace te reduktuara, me nje ndryshim stili te jeteses, qofte duke shmangur jeten sedentare por duke ndryshuar dhe garederoben dhe te perdorin stilin qe e deshironin por qe kilogramet e tepert te privojne.

Rasti me i fundit i suksesit ishte Julian Deda i cili pas nje viti hoqi balonin, i cili bashkepunon kaq mire me stomakun e njeriut dhe pa qene nevoja te ndjekesh nje diete strikte. Gjate muajve qe Jualiani mbante balonin ne stomakun e tij shpesh vizitonte kliniken duke na treguar gjithnje kilogramet me pak dhe lehtesimin qe ndjente nga ana fizike dhe sigurisht nuk harronte te na falenderonte qe masa e tij u shnderrua nga 2xl ne L per nje periudhe te shkurter. Pavaresisht se arriti targetin dhe rezultatin e deshiruar dhe baloni tashme eshte i panevojshem, Jul Deda ende nuk e ndjen qe baloni nuk eshte me ne stomak pasi ai vazhdon te ushqehet me te njejtat porcione si gjate periudhes se mbajtjes se balonit, pasi stomaku eshte tkurrur dhe nuk ka me vend per shume ushqim! Megjithate ai nuk pranon te ndahet kaq lehte nga Dermolife dhe deshiron te marre sherbime te tjera qe ofron klinika jone per te cilat do te informoheni se shpejti.

Keto raste suksesi jane gjithcka per te cilen klinika jone punon fort, njerez qe na vizitojne nga ana anes dhe degjojne per “balonin magjik” dhe ndjekin te gjithe ecurine e pacienteve tane, shtohen cdo dite duke na kerkuar t’i ndihmojme ne problemet fizike dhe shendetesore qe ju shkakton obeziteti. Nuk kane aspak frike, duke qene se nuk eshte nderhyrje kirurgjikale, nuk ka dhimbje alo efekte anesore, zgjat vetem 20 minuta, por kane vetem emocione dhe mezi presin te shohin vijimesine dhe na perditesojne per cdo kilograme qe humbasin gjate diteve.

Nje gje eshte e sigurte, Julian Deda nuk do te jete personazhi i fundit publik dhe jopublik qe do te deshmoje suksesin e balonit gastrik, Aldon Lipe dhe Artan Hoxha sapo kane provuar kete metode pas Fifit dhe Gentian Zenelaj. Ecuria e tyre po ndiqet hap pas hapi me rigorozitet dhe profesionalizem nga stafi yne. Ka ende rruge drejt qellimit final te gjithesecilit por te gjitha keto do t’i zbulojme hap pas hapi.

Dermolife ka qene dhe gjithmone do te jete ne kerkim dhe zbatim te risive te cilat praktikohen kudo ne europe dhe bote. Aty ku punohet fort dhe me profesionalizem suksesi dhe veprat jane ato qe bejne me shume zhurme... Fjalet? Tek ne fjalen e fundit e thote gjithmone pacienti...Juli nuk ishte i fundit!🙂