Blog

KIRURGJIA PLASTIKE, ROLI THELBeSOR I KIRURGUT

roli kirurgut ne nderhyjre

Kirurgjia plastike kujdeset fillimisht per dimensionin objektiv te problemit duke qene se perfaqeson nje dege te mjekesise. Bukuria eshte nje realitet cdo here e me ne zhvillim. Ajo eshte nje koncept sa subjektiv, aq edhe objektiv. Mjekesia ne kete drejtim kujdeset vetem per pjesen objektive te problemit.

Dallimi midis kirurgjise rindertuese, konstruktive (shpesh konsiderohet si pjesa "terapeutike" dhe "fisnike" e specializimit) dhe kirurgjise kozmetike (e cila shpesh konsiderohet si pjesa me komerciale). Procedura mjekesore eshte nje proces unitar dhe sistematik, i cili mund te konsiderohet i perfunduar vetem ne trajtimin e dy momenteve te rendesishme, fillimisht duke u marre fillimisht me trajtimin e problemit, nga ana mjekesore dhe me pas duke I dhene fytyres apo trupit pamjen estetike te deshiruar. eshte e qarte se objektivi/subjektiv apo rindertues/estetik jane dikotomi qe duhen tejkaluar. Ato shoesh prodhojne keqkuptime shpesh duke demtuar qellimin e kirurgjise plastike.

Kerkimi per te bukuren nuk duhet te kufizohet ne dimensionin e saj subjektiv ose duke nxituar drejt nje persosmerie ideale. Bukuria duhet te permiresoje cilesine e jetes ne pergjithesi, ne perpjekje per te tejkaluar problemet fizike dhe mjekesore te pacienti. Ne kete kuptim, kirurgjia estetike nuk i pergjigjet ekskluzivisht vetem deshirave patologjike, por kontribuon ne zhvillimin e personit per keto arsye:


1) eshte e nevojshme qe bukuria te konsiderohet si nje realitet ne zhvillim i perbere nga dimensione subjektive, objektive dhe relacionale.

2) Kirurgjia estetike nuk perfaqeson nje pjese te pavarur te kirurgjise plastike, por eshte nje element thelbesor i saj, i cili eshte gjithmone ne marredhenie me ate rikonstruktive.

Organizata Boterore e Shendetesise (OBSH) e perkufizon shendetin si gjendje te mireqenies se plote fizike, mendore dhe sociale. Shendeti nuk eshte vetem mungesa e ndonje patologjie fizike, por konsiderohet nje gjendje me e madhe dhe me komplekse qe perfshin karakteristika te ndryshme individuale. Ndergjegjesimi nga ana e pacientit eshte rritur dukshem dhe secili prej tyre jo vetem qe e di mire cka kerkon, por kthehet ne nje investigator dhe mbi te gjitha zgjedh me kujdeisn maksimal kirurgun qe do t’I besoje shendetin dhe pamjen e jashtme. Kirurget duhet te kene nje sy artistik dhe nje qasje krijuese per te permbushur nevojat individuale te çdo pacienti. Ai gjitashtu do t’iu shpjegoje se si kirurgjia estetike mund te ndryshoje trupin tuaj dhe çfare pritshmerishe duhet te keni. Kuptimi i opsioneve dhe rezultateve te mundshme do t'ju ndihmoje te merrni vendimin me te mire. Pacienti duhet te informohet per procedurat specifike, çfare pritshmerish dhe perfitimesh duhet te kete, rreziqet dhe komplikimet e mundshme, si dhe alternativa te tjera opsionale (nese ka).


Shume e rendesishme ne kirurgjine plastike eshte qe kirurgu duhet te shpjegoje konceptin e asimetrise. Kirurgu i ndihmon pacientet ta kuptojne kete ne menyre qe ata te mund te vleresojne plotesisht pamjen e tyre te vertete dhe se si kjo mund te ndryshoje me kirurgjine estetike. Kirurgu gjithashtu duhet te shpjegoje konceptin e ekuilibrit se si ndryshimi i nje pjese te trupit mund te ndikoje ne pamjen e pergjithshme dhe se si procedurat shtese kirurgjikale mund te sjellin nje ridimensionim te trupit, te pamjes se jashtme qe kemi pasur ose thjeshte te pamjes qe ne kemi te skalitur ne veten tone.