Qafa na dekonspiron moshen, eshte edhe faji i smartphoneve

Qafa na dekonspiron moshen, eshte edhe faji i smartphoneve por ne kemi zgjidhjet

Qafa me rrudha dhe pa tonifikim pa mbushur akoma 40 vjeç? eshte edhe faji i teknologjise. Ja çfare duhet te bejme per te riparuar disa probleme qe lindin me kete pjese kaq te rendesishme dhe kaq ne dukje te trupit tone. Studimet e fundit tregojne se nje pjese e madhe e rrudhave dhe humbjes se tonusit ne qafe tek grate nen 40 vjeç, eshte per shkak te kontrollit te here pas hershem te telefonit. Nje nder korrigjimet qe mund te behen eshte nje rutine kozmetike korrekte dhe formula te reja bukurie specifike per zonen qe shkon nga mjekra e deri tek dekolteja. Nese rutina e perkujdesjes suaj limitohet tek fytyra, gaboni sepse struktura e lekures se qafes dhe te dekoltese eshte shume me e holle dhe e brishte se e fytyres, sepse ka perqindje yndyre me te ulet. E njejta gje vlen edhe per melancitin; qelizat qe prodhojne nxirjen, pigmenti i cili mbron lekuren nga dielli ne menyre natyrale, jane me te pakta ne zonen e mjekres dhe te qafes ne krahasim me fytyren. Prandaj dhe kjo zone ka nje ndjeshmeri me te larte nga dielli dhe agjentet atmosferike, dhe si pasoje nje predispozite me te madhe per tu plakur.

› Tech Neck
Jo vetem kaq, problemi i rrudhave te qafes eshte rritur 10 vitet e fundit si rezultat i perdorimit te madh te tableteve dhe smartphoneve, duke u kthyer keshtu ne nje inestetizem qe prek grate ne moshe te re. Duke ulur koken per te lexuar, nje veprim qe behet 150 here ne 24 ore, krijohen vizat ne qafe. Madje eshte e çuditshme se si aktore te famshme dhe te reja ne moshe, jane ne superforme me perjashtim te qafes.
Nje nga keshilla me te thjeshta qe jepen ne kete rast eshte qe produktet qe perdorni per fytyren, t’i perdorni ne sasi te bollshme edhe per qafen, duke e masazhuar ne menyre delikate nga poshte lart, pra nga dekolteja drejt mjekres. Per te rifituar elasticitetin dhe bukurine e lekures se qafes, ne ju sugjerojme produktet e linjes Filorga te cilat jane ekskluzivitet i Klinikes Dermolife.

› Fitness
Mos ngurroni te regjistroheni ne nje kurs joge per te rregulluar posturen tuaj dhe per t’i dhene tonus indeve tuaja. Jo rastesisht shume aktore te famshme dhe ne forme fizike shume te mire, perdorin joga.

› Trajtime dhe nderhyrje estetike
Se fundi, nese demi tashme eshte serioz, ju vjen ne ndihme estetika. Ka disa trajtime per qafen. Si fillim injektimi i plazmes eshte shume efikas, sepse rigjeneron indet e lekures duke e ushqyer me gjakun e vete trupit. Me pas keshillohet perdorimi i Silouette Soft, ose vendosja e disa fijeve poshte lekures te cilat me pas bejne tendosjen e gjithe pjeses se qafes, me nje rezultat shume te mire dhe qe zgjat ne kohe. Behen edhe trajtime te kombinuara sipas specifikes dhe nevojes se individit. Gjithashtu nje trajtim tjeter shume efikas eshte edhe ai me lazer Fraksel i cili ben shtrirjen e rrudhave te qafes. Dhe ne fund, nese pacienti ka problem serioz me qafen si dhe eshte rreth te 50-va apo me shume, zgjidhja me e mire eshte lifting i cili ben shtrirjen e plote te lekures duke ju sjelle edhe me dekada prapa ne kohe. Te gjitha keto trajtime qe permendem me lart realizohen tek Klinika Dermo Life.