Blog

Perse duhet te zgjidhni Dermolife per nderhyrjen e rinoplastikes?

Vitet e fundit njerezit te cilet i drejtohen kirurgjise plastike eshte rritur vazhdimisht, ketu i referohemi kirurgjise se pergjithshme te trupit dhe fytyres si nga ana estetike ashtu edhe nga funksionale. Nese perpara disa vitesh te beje nje nderhyrje konsiderohej tabu, ose shpeshhere njerezit per te pasur nje rezultat sa me te bukur por edhe nje cmim te ulet, shpesh kane perfunduar ne duart e kirurgeve te gabuar, pasi ka ekzistuar edhe nje mendesi qe njerezit ofronin shembuj te gatshem si pike referimi per rezultatin e tyre dhe kur klinikat i premtonin per te njejtin rezultat, kjo pergjigje konsiderohej si “maja” e arritjes se suksesit te nje klinike, pa e kuptuar qe ne kete menyre pacienti po humbiste origjinalitetin, diproporcionin me fytyren, probleme funksionale te shkaktuara ne tentative per te kopjuar shembujt e gatshem qe ofrohen e te gjitha keto pasoja bene qe njerezit te tremben, te stepen dhe te mendohen mire perpara se te bejne nje nderhyrje. Problematikat e referuara me lart kane ndodhur dhe vazhdojne te ndodhin ne cdo nderhyrje, por ne i referohemi ne menyre te vecante nderhyrjes ne hunde, rinoplastikes e cila eshte nje nderhyrje estetike dhe funksionale e cila ka njohur raste nga me te ndryshme te deshtimit. Keto raste kane stepur shume te rinj dhe moshat mesatare te jene skeptike dhe kane frike ti nenshtrohen nderhyrjes. Duke qene se rinoplastika eshte nder nderhyrjet me te realizuara, pothuajse cdo person qe i drejtohet klinikes sone ka nje person te afert qe e ka bere kete nderhyrje, disa prej tyre thone qe nuk duan te perfundojne me nje hunde te shkaterruar, te devijuar, te keputur ne kurrizin e saj dhe vetem me majen e ngritur, i kuptojme keto hezitime dhe kemi zgjedhur te mos i bindim me fjale qe ne jemi ndryshe por te gjithe njerezit qe konsultohen ne kliniken Dermolife, per nderhyrjen ne hunde dhe jo vetem shohin te gjithe rezultatet e puneve tona, ne marrim nje kenaqesi akoma me te madhe kur na thone qe kane ardhur vetem pasi kane pare rezultatet natyrale te publikuara ne rrjetet tona sociale. Te gjitha keto arritje nuk kane ardhur me kot.


Hunda, eshte tipari me i dallueshem dhe shpesh me i veshtiri per ta bere fytyren tone sa me atraktive, po i referohemi pjeses estetike. Si e tille, edhe nderhyrja ne ate zone eshte nder me te veshtirat dhe kerkon nje profesionalizem te vecante per te qene perfekte. Perse te zgjidhni kliniken Dermolife per ti besuar rimodelimin e hundes? Pervec sherbimit te kujdesshem, pre dhe post operator, kushteve sterile dhe moderne, stafit mjekesor te kualifikuar, cmimit te perballueshem duhet te besoni ne kliniken tone per ate qe ka ne dore shkelqimin ose deshtimin tuaj, duhet te besoni ne kirurget qe punojne ne kliniken tone, te cilet jane nder me te perzgjedhurit dhe ushtrojme mjeshterisht profesionin e tyre jo vetem ne Itali dhe Europe por edhe kudo neper bote. Nder vite jemi kujdesur te perzgjedhim kirurget me te mire dhe profesioniste te cilet nuk do te zhgenjejne pacientet qe na besojne por edhe kliniken tone. Kirurget me pergatitjet ekslente te tyret te shkolluar dhe specializuara ne universitetet me te njohura ne bote japin kontributin e tyre ne kliniken tone dhe i referohemi:

Doktori Raniero Orsini

1- Raniero Orsini, i diplomuar ne nivelin e ekselences ne Universitetin La Sapienza te Romes, i profilizuar si kirurg Maxillo-facial ne Itali, ushtron profesionin e tij ne klinikat me ne ze ne Itali, ne vende te ndryshme Europiane, por edhe ne Amerike dhe Brazil. Raniero Orsini eshte ne krye dhe anetar i shoqerive te ndryshme, kerkimeve shkencore ne fushen e kirurgjise estetike dhe rikonstruktive, por rimodelimi i hundes eshte nderhyrja qe e karakterizon me se shumti si mjeshter te kirurgjise estetike. E gjithe eksperienca e tij nuk tregon gje tjeter vecse pune te arrira, profesionalizem, trajtim te pacientit si nje rast unik dhe jo te bazuar ne shembuj (kjo eshte nje pike kyce qe e kemi vleresuar tek secili prej kirurgeve). Doktori vjen enkas ne Dermolife per te ushtruar profesionin dhe teknikat e tij unike.

Doktori Luca Piovano

2- Luca Piovano, i cili aktualisht eshte nder kirurget me te vleresuar dhe te spikatur ne Itali per aftesite e tij profesionale. Pervec klasifikimit si nder me te dalluarit e “La Sapienzes”, ai ja ka dale te ushtroje aftesite e tij si kirurg estetik, plastik dhe rikonstruktiv edhe ne Rio de Janeiro, ne Paris, Miami, Florida, Barcelone dhe ne Itali. Gjithashtu eshte anetar i shoqerive te ndryshme shkencore te njohura dhe te vleresuara ne te gjithe boten dhe Shqiperia dhe klinika jone i bashkangjitet listes se vendeve ku doktori ushtron profesionin e tij.

Doktori Claudio Bernardi

3- Claudio Bernardi, i cili eshte nder profesionistet me te njohur dhe te kualifikuar ne Itali, por tashme edhe ne rrang nderkombetar per kirurgjine plastike, estetike dhe rikonstruktive, i klasifikuar si anetar nderi ne konferenca dhe shoqeri te ndryshme ne Itali dhe jo vetem persa i perket kirurgjise estetike, por edhe themelues i “Shoqerise Nderkombetare te Kirurgjise Implantoprotike”, ushtron profesionin e tij ne Itali kryesisht ne Rome por kontributi i tij prej vitesh tashme jepet edhe ne vende te ndryshme te botes me specifikisht ne SHBA si dhe ne Brazil, por edhe ne Shqiperi, vetem ne kliniken Dermolife.

Doktori Franco Corsi

4- Franco Corsi, eshte diplomuar ne Universitetin “La Sapienza” te Romes, ne mjekesi dhe kirurgji estetike, rikonstruktive dhe plastike, me specializime dhe trajnime te ndryshme ne Universitetin e Rio de Janeiro, por edhe ne universitete te tjera ne Itali, me nje curriculum te pasur ku si reference merret ushtrimi i profesionit te tij ne spitalet dhe klinikat me te njohura dhe influencuese te fushes se kirurgjise estetike, tashme i eshte bashkuar klinikes sone si nje nga kirurget qe realizojne me aq mjeshteri, profesionalizem, dhe autenticizem rastin e secilit prej pacienteve tane.



Kirurget qe punojne ne Dermolife jane perzgjedhur ne mes te nje numri te madh te personave qe ushtrojne te njejtin profesion. Ata mbizoterojne mbi shume emra dhe pune te kirurgeve te tjere pikerisht per karakteristikat qe i rreshtuam me lart. Nuk eshte aspak e thjeshte dhe e zakonshme te punosh me me te miret, nje nga arsyet qe na ka shtyre te jemi shume selektiv ne perzgjedhjen e stafit te kirurgeve jane pikerisht rastet e operacioneve te deshtuara, kryesisht te hundes qe vijne cdo dite ne kliniken tone per te kerkuar te rregullojne ate qe tashme ka deshtuar. Ne ja kemi dale te bejme shume prej tyre te lumtur, me veshtiresi kemi hasur tek personat qe kane pesuar nje deshtim te meparshem dhe nderhyrja eshte edhe me e komplikuar ne ate rast, kemi bere te lumtur edhe pacientet qe na kane besuar qe ne heren e pare kete nderhyrje, kemi lumturuar edhe pacientet te cilet kane marre fryme lirisht qe ne oret e para te daljes nga salla, gjithashtu kemi lumturuar edhe njerezit te cilet kane pesuar deformime nga me te ndryshme ne hunde per shkak te aksidenteve dhe i kemi rikthyer besimin tek vetja, por edhe tek te tjeret. Kemi lumturuar edhe prinder syte e te cileve shkelqejne edhe me shume se te femijeve te tyre kur shpeshehere me frike, me pyetje, me hezitim na besojne endrrat e me te shtrenjteve te tyre, sepse kur ata drejtohen ne kliniken tone per konsulte pothuajse te gjithe thone se e kane enderr realizimin sa me te arrire te kesaj nderhyrjeje.

Prandaj ju sugjerojme te zgjidhni kliniken tone, te na besoni edhe ju endrren tuaj, te realizuar nga dora e profesionisteve te cilet arritjen e nderhyrjeve qe realizojne, e masin me milimetra.