Blog

PASOJAT Qe SHKAKTON OBEZITETI

PASOJAT Qe SHKAKTON OBEZITETI

Obeziteti mund te ndodhe per nje sere arsyesh. Gjenetika luan nje rol te rendesishem, mjedisi dhe stili jeteses. Nese jeni obez, arsyet “pse” nuk jane aq te rendesishme sa perqendrimi ne ate qe mund te behet per t’i ardhur ne ndihme vetes. Fatkeqesisht, pa marre parasysh arsyen e shtimit te peshes, pasojat jane negative dhe ndikojne ne obezitet. Jetegjatesia e shkurter eshte e lidhur me obezitetin.


“Studimet kane treguar se krahasuar me njerezit me peshe normale, njerezit qe jane obeze kane nje rrezik 50% deri ne 100% per te pasur numrin e vdekshmerise me te larte.”

Por cilat jane semundjet qe kane probabilitetin me te larte per te prekur njerezit obeze?


1- Diabeti i tipit 2


Kjo semundje u diagnostikua kryesisht tek te rriturit mbi moshen 40 vjeç, Por, prej shume vitesh obeziteti eshte i lidhur fort gjithashtu me diabetin e tipit 2, pasi rreth 90% e personave te diagnostikuar jane mbipeshe ose obeze.


2- Problemet me nyjet


Fondacioni i Artritit thote se me shume se 1 ne 3 njerez me obezitet kane artrit dhe kjo eshte veçanerisht e demshme pasi dikush me dhimbje kyçesh ka me pak gjasa te jete ne gjendje te ushtrohet. Çdo kilograme peshe shtese qe mbahet, mund te ushtroje presion shtese prej 3-4 kilogramesh ne gjunje. Kjo mund te çoje ne dhimbje te konsiderueshme dhe sfida te levizshmerise.


3- Kanceri


Obeziteti eshte i lidhur me zhvillimin e disa llojeve te kancerit, duke perfshire:
- Kancerin e gjirit
- Endometrialit
- Kolorektalit
- Veshkave
- Ezofagut
- Pankreasit
- Tiroides
- Fshikezes se temthit.

Nje studim i vitit 2007 vleresoi se rreth 85,000 raste te reja te kancerit çdo vit i atribuohen obezitetit.


4- Çrregullime te tretjes


Semundja e refluksit gastroezofageal (GERD) eshte gjendja ku stomaku rrjedh prapa ezofagut. Kjo mund te irritoje ezofagun duke shkaktuar simptoma te tilla si urth. Perveçse refluksi eshte i pakendshem, ai mund te çoje ne kushte mjekesore si Ezofag i Barrett, i cili rrit rrezikun e kancerit.


5- Veshtiresite ne frymemarrje


Kilogramet e tepert pengojne zgjerimin e plote te kafazit te kraharorit, gje qe ju pengon te merrni fryme lehtesisht. Mushkerite gjithashtu ruajne yndyren e tepert, e cila zvogelon shkembimin e oksigjenit ne trup. Nje studim i koheve te fundit zbuloi se te rriturit obeze me astme kane pese here me shume gjasa te shtrohen ne spital sesa te rriturit jo-obeze me astme.


6- Presioni i larte i gjakut dhe semundjet e zemres


Presioni i larte i gjakut mund te shkaktoje demtim te arterieve dhe zemres. Madje mund te demtoje trurin, duke çuar ne probleme te tilla si demenca dhe goditja ne tru. Yndyra e tepert ushtron presion ne zemer dhe mund te çoje ne probleme kercenuese per jeten, si bllokimi dhe pengimi. Federata Boterore e Zemres thote se nese jeni obez, jeni ne rrezik serioz per te pasur semundje te zemres.


Pasoja te tjera shendetesore si shkak i obezitetit lidhen me fertilitetin dhe shtatezanine, mos kontrollimin e urines, diskriminimin, bullizimin dhe nje vleresim i gabuar per veten.