Blog

Obeziteti & Covid

Obeziteti & Covid

Obeziteti perkufizohet si akumulim jonormal ose i tepert i dhjamit , i cili paraqet rrezik per shendetin e njeriut. Te dhenat e reja nga Qendrat per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve treguan se 16 shtete tani kane norma obeziteti prej 35% me te larta.

Shume faktore gjenetike, fiziologjike dhe te sjelljes ndaj ushqimit luajne nje rol ne etiologjine e obezitetit. Dihet qe dieta dhe aktiviteti fizik luajne nje rol te rendesishem ne trajtimin dhe parandalimin e obezitetit si dhe çrregullimeve qe lidhen me te si p.sh. hipertensioni, semundjet kardiake dhe diabeti.

Megjithe ndergjegjesimit ne rritje per kercenimet shendetesore te obezitetit, prevalenca globale e obezitetit eshte rritur ne menyre te vazhdueshme ,e cila lidhet me natyren e ulur te jetes moderne post-industriale, me nivele ne rritje te opsioneve ne mjediset tona per te qene fizikisht joaktive. Kjo mund te jete perkeqesuar nga masat e izolimit per shkak te semundjes se (COVID-19).

Per me teper, duke qene se shkolla dhe puna jane vende te rendesishem me shume faktore qe mund te lehtesojne rrezikun e obezitetit te te rinjve , mbyllja e shkollave ka ndikuar ne menyre disproporcionale ne aktivitetin dhe shtimin ne peshe e te rinjve gjate periudhes se izolimit. Femijet me obezitet duke ulur kohen e aktivitetit fizik , kane rritur kohen e qendrimit ne ekran dhe te gjumit pas COVID-19 gjate izolimit. Keto efekte mund te mbeten edhe pas heqjes se izolimit.

Pas izolimit nga COVID-19,
• Shtimi ne peshe i te rinjve eshte dyfishuar
• Frekuencat e aktiviteteve te tyre fizike jane zvogeluar
• Dhe koha e qendrimit te ulur, gjumi dhe para ekranit jane rritur
• Shume persona kane humbur punen dhe te ardhurat gje qe e veshtiresojne ushqimin e shendetshem


Faktoret qe kane ndikuar ne rritjen e obezitetit:
• Nivelit te ulet te aktivitetit fizik pas izolimit
• Kujdesi per te dale jashte
• Mesimet dhe puna online
• Nje rritje e konsumit te ushqimeve te dendura me energji, qe permbajne shume yndryna dhe sheqerna