Blog

Çfare sjell mungesa e vitamines D!

Vitamina D ose ndryshe e njohur si vitamina e diellit, eshte vitamina esenciale per mireqenien e kockave tona, pasi ajo ndihmon organizmin qe te perdore kalciumin qe marrim nga dieta ushqimore. Nese ndjeni dhimbje te kockave apo dobesi muskulare, ju mund te keni deficit te vitamines D.

Simptomat

Simptomat e dhimbjes se kockave jane ne thelb nje ndjene bezdie e vazhdueshme, qe mund te behet akute, duke u transformuar ne dhimbje te forte, e cila zakonisht prek kyçet. Ne shume raste, kjo dhimbje shoqerohet me lodhje: ndihemi te dobet dhe rrime me veshtiresi ne kembe. Gjithashtu, mund te shoqerohen me dhimbje muskulare apo veshtiresi ne levizje.



Çfare sjell mungesa e vitamines D ne trup



Megjithate nivelet e ulta te kesaj vitamine jo gjithmone manifestohen me simptoma. Shpeshhere deficiti i vitamines D eshte asimptomatik, por nga ana tjeter ky deficit rrit ndjeshem riskun per: 1. Semundje kardio-vaskulare

2. Demtime konjitive; demence tek adultet

3. Asthma bronkiale

4. Kancer

5. Skleroze multiple ne te ardhmen

6. Depresion

7. Diabet tip 1 dhe tip 2

8. Obezitet



Ne kliniken Dermolife ju mund te kontrolloni nivelin e vitamines D nepermjet testit te 25- hidroxi vitamin D.