
Çfarë janë hemorroidet?
Hemorroidet janë vena të fryra dhe të inflamuara rreth anusit ose rektumit.
Dy llojet me te zakonshme te hemorroideve janë:
1. Hemorroidet e jashtme, të cilat formohen nën lëkurë rreth anusit.
2. Hemorroidet e brendshme, të cilat formohen në nivelin e anusit dhe në pjesën e poshtme të rektumit.
Nder faktoret shkaktare me te shpeshte te hemorroideve jane:
• Qendrimi ulur në tualet për periudha të gjata kohore
• Kapslleku kronik ose diarre per kohe te zgjatur
• Konsumimi i ushqimeve që janë të ulëta në fibra
• Mosha më e madhe se 50 vjeç
• Shtatzania
• Peshat e rënda
1. “Jam i vetmi me këtë problem te traktit tretës”: Më shumë se 75 për qind e njerëzve do të përjetojnë hemorroide të paktën një herë në jetën e tyre.
2. Vetëm të moshuarit preken prej hemorroideve: Ndërsa hemorroidet janë më të zakonshmet midis moshës 45 dhe 65 vjeç, nuk është e pazakontë t'i shihni ato edhe tek të rriturit më të rinj.
3. Ushqimet pikante shkaktojnë hemorroide: Nje studim vuri në dukje se simptomat nuk u përkeqësuan te njerëzit që konsumonin spec djegës apo ushqime pikante.
4. Ajo që konsumoni nuk ndikon tek hemorroidet:
Konstipacioni është një nga faktorët më të mëdhenj të rriskut për zhvillimin e hemorroideve,
Konsumi i një diete të pasur me fibra dhe qëndrimi i hidratuar mirë mund të ndihmojë në ruajtjen e tranzitit të zorrëve.
5. Sipërfaqet e ftohta shkaktojnë hemorroide: Vetë qëndrimi në tualet për një kohë të gjatë mund të shkaktojë hemorroide
6. Ushtrimet duhet të shmangen nëse keni hemorroide Stërvitja e rregullt mund të ndihmojë në parandalimin e konstipacionit dhe shtimit të peshës dhe, nga ana tjetër, të minimizojë riskun e hemorroideve.
7. Hemorroidet rrisin rrezikun e kancerit: Nuk ka asnjë provë që hemorroidet rrisin rrezikun e kancerit. Nëse jeni mbi moshen 50 vjeç ose keni dikë në familjen tuaj me një histori të kancerit kolorektal, duhet të keni parasysh çdo ndryshim në simptomat e tretjes që shoqëron hemorroidet.