Mjeket estetiste zbulojne sekretet e trajtimit inovativ qe ben rockstari i njohur. Fale ketij trajtimi fitohet nje veshtrim me i ri dhe zona rreth syve pa rrudha dhe kjo pa nevojen e bisturise!
Syte nuk jane vetem pasqyre e shpirtit; me shume se çdo gje tjeter e fytyres tregojne shenjat e kohes qe iken. Ja perse jane gjithnje e me te kerkuara trajtimet e mjeksise estetike qe synojne zonen rreth syve, nje zgjidhje inovative qe zevendeson lifting dhe bisturine per rezultate qe zgjasin por me natyrale. Nje nga keto metoda eshte Madonna lift, nje teknike qe lejon rinimin e zones rreth syve duke ngritur qepallat dhe duke sheshuar rrudhat dhe e gjitha kjo ne kushtet komode te nje trajtimi ambulator.
Por si funksionon Madonna lift? Ky trajtim behet nepermjet lazerit CO2 fraksel dhe garanton rinimin e zones rreth syve. Energjia qe emetohet nga rrezet lazer krijon nje seri mikrospotesh te cilat shkaktojne nje reaksion te menjehershem ne kontraktimin e kolagenit i cili nga ana e tij provokon nje tension ne inde.
› Si realizohet seanca?
Pacienti shtrihet ne shtrat dhe i aplikohet kremi anestetik si dhe mbrohen syte me nje dispozitiv metalik. Pasi hiqet anestetiku proçedohet me trajtimin, pra me kalimin e lazerit ne te gjithe zonen rreth syve. Seanca zgjat 15 minuta dhe trajtimi eshte pa dhimbje. E vetmja gje qe ndjen pacienti eshte nxehtesia e cila eshte teresisht e perballueshme dhe qe ndjehet deri ne 30 minuta pas trajtimit.
› Sa seanca nevojiten?
Pas nje muaji pas trajtimit fillojne te duket efektet e lifting ne zonen rreth syve, rrudhat jane shtrire dhe komplet zona duket e rinuar. Duket sikur syte jane hapur me shume dhe veshtrimi eshte me i bukur. Per te marre rezultate qe zgjasin deri ne dy vjet keshillohen nga 1 deri ne 4 seanca ne distance nje muaj njeri nga tjetri. Te gjithe atyre qe iu nevojitet qe te ngrejne qepallen lart, te reduktojne lekuren e tepert si dhe rrudhat anash syrit, iu keshillohet metoda e trajtimit e quajtur Madonna Lift