Blog

Lipofilling i fytyrës, pa rrudha dhe shkëlqim rinor

Lipofilling i fytyrës, pa rrudha dhe shkëlqim rinor

Lipofilling i fytyrës ka si objektiv të rregullojë problemet e ideve të lëkurës përmes dhjamit i cili merret nga pjesë të tjera të trupit tuaj për tu injektuar në zona ku plakja po jep sinjalet e saj, si për burrat ashtu edhe për gratë. Me kalimin e moshës bie tonifikimi i lëkurës dhe rritet zbrazja e zonës rreth syve, gjithashtu bie dhe volumi i mollëzave, i buzëve etj. Të gjithë këto i përmirëson lipofilling i fytyrës. Kjo ndërhyrje realizohet në ambiente ambulatore me anastezi lokale dhe zgjat nga 30-60 minuta sipas madhësisë së zonës që do trajtohet. Dhjami merret direkt nga trupi i pacientit me një teknikë lipoaspirimi mikroinvazive dhe pas disa trajtimesh lavazhi dhe centrifugimi, injektohet në zonat që duam të mbushim dhe të tonifikojmë.

Duhet thënë se në zonat nga ku hiqet dhjami nuk ka nevojë për asnjë qepje sepse merret me tuba shumë të hollë të cilat nuk lënë asnjë shenjë.

›POST-OPERATORIO
Kjo ndërhyrje është pa dhimbje dhe të lejon që të kthehesh menjëherë në aktivitetet e përditshme. 10 ditë pas ndërhyrjes mund të ketë një nxirje të lehtë e cila maskohet fare mirë me make up.Në 2-3 javët e para në përgjithësi vihet re një absorbim i menjëhershëm i dhjamit, më pas gjendja bëhet stabile. Ndërhyrja e lipofilling e fytyrës është definitive.