Blog

Lipoaspirimi i fytyrës

Lipoaspirimi i fytyrës

Fytyra është pjesa më e rëndësishme e trupit tonë, sepse përmes shprehjes së syve, përdorimit të zërit dhe mimikën e fytyrës, secili prej nesh shpreh dhe manifeston gjendjen shpirtërore dhe qëllimet. Ndërhyrja kirurgjikale me anë të lipoaspirimit mbi një pjesë aq delikate dhe te ndjeshme, bëhet akoma më e rëndësishme dhe pikërisht për këtë arsye, mendimi i mjekut kirurg është esencial për të stabilizuar të gjitha benefitet, por edhe rreziqet e mundshme që shoqërojnë rimodelimit të fytyrës. Inestetizmat më kryesore që prishin harmoninë e fytyrës dhe ku ndërhyhet me largimin e grumbullimeve adipose, janë në përgjithësi mjekra dyfishe, fytyra e rrumbullakosur dhe faqet shumë të mëdha. Shkaqet vijnë nga faktorët trashëgues ose nga mbipesha. Proçedura e lipoaspirimit të fytyrës parashikon mikro shpime nën mjekër dhe largimin e dhjamit me kanula që e thithin atë dhe rimodelojnë indet. Kushtet optimale për të proceduar me një ndërhyrje të tillë lipoaspirimi është kur lëkura është tonike, elastike dhe kompakte. Përndryshe, nëse lëkura është e rënë, mund të ndiqet një rrugë alternative siç është lifting për të eleminuar lëkurën e tepërt.