Blog

Lamtumire smagliaturave me lazer Fraxel

Lamtumire smagliaturave me lazer Fraxel

Te zhdukesh smagliaturat apo strijat? Tani eshte e mundur!

Te heqesh smagliaturat ose strijat? Tani eshte e mundur. Mund te realizohet zhdukja e atyre shenjave te urryeshme me nje instrument te gjenerates se fundit, lazer fraksel. Drejtori shkencor i Villa Borghese i Institutiti te Romes, Marco Gasparotti spjegon: “Ne kete moment eshte teknika me efikase ai me laser Fraksel, nje lazer i ri me fuqi te madhe.

Ne praktike lazeri ben nje abrazion shume preçiz i cili nuk provokon plage. Permes perdorimit te fibrave optike lazeri hyn nen shtresat me siperfaqesore te epidermes duke mos shkaktuar as djegje dhe as skuqje.” – spjegon eksperti. Edhe pse rezultati varet shume nga lloji i strijes dhe sa i thelle mund te jete ai, gjithsesi kura jep rezultate te mira dhe nuk eshte invazive. “Ne harkun e tre muajve behen maksimalisht dy seanca, por nese strijat jane te ceketa dhe jo shume te vjetra, edhe nje seance e vetme mund t’i beje te padukshme dhe rezultatet mund te shihen brenda nje muaji nga trajtimi. Smagliaturat jane shume te ndryshme njera nga tjetra. Ato qe jane te vjetra dhe me lekure te rene, kane nevoje per trajtime te veçanta per eleminimin e tyre. Specialisti thote: “Ne rastin kur lekura eshte e rene, perdorim dy trajtime te kombinuara, lazer fraksel dhe infrarose e cila ngroh ne menyre delikate lekuren dhe lejon riparimin e saj duke bere qe te çarat te afrohen me shume me njera tjetren. Ne fund perdoret dermoabrazioni dhe peeling me baze acid glikolik dhe retinoik. Per smagliaturat te krijuara nga shtatzania nuk mund te behet edhe aq shume menjehere, perveç se te hidratohet lekura rregullisht me kremra te posaçem te pasur me perberes ushqyes. Me pas ka shume per te bere, por i duhet dhene kohe mamase se re per tu rikthyer ne forme pasi trupi te kete fituar ekuilibrin e brendshem dhe te jashtem.