Blog

Kafeja dhe diabeti

Kafeja dhe diabeti

Studimi i pare i kryer per te vleresuar nese ndryshimi ne sasine e kafese ose çajit te konsumuar, kishte ndonje efekt ne rriskun e shfaqjes se diabetit tip 2 tek individet e shendetshem, ishte ai i publikuar ne Prill te ketij viti ne revisten prestigjioze mjekesore “Diabetologjia”. Pas 4 vjetesh nga fillimi i studimit, efektet ishin te dukshme.
Ne kete studim u konstatua qe personat qe e rriten sasine e kafese qe konsumonin ne dite me rreth 1 flixhan e gjysem, kishin mesatarisht nje rrisk 11 % me te ulet per te zhvilluar diabet tip 2 pas 4 vjetesh, krahasuar me personat qe nuk e rriten sasine e kafese. Dhe ne rast te kundert, ata qe e reduktuan sasine e kafese se konsumuar ne dite me nje mesatare prej 2 filxhanesh ne dite, rezultuan me nje rrisk 17% me te larte per te zhvilluar diabet tip 2 gjate 4 viteve te ardhshme, krahasuar me ata qe nuk e pakesuan sasine ditore te kafese se konsumuar. Ndryshimet ne sasine e çajit te konsumuar nuk u shoqeruan me rrisk te larte per diabet tip 2, ndoshta per shkak se jo shume njerez e konsumojne çajin, apo rritin sasine e çajit qe konsumojne. Si ky studim, edhe shume studime te tjera te viteve te fundit, theksojne te njeten gje: konsumi i madh i kafese shoqerohet me rrisk me te ulet per diabet tip 2. Ajo qe ishte risi ne studimin e mesiperm, ishte fakti qe ai analizoi ndryshimet aktuale ne konsumin e kafese dhe çajit, dhe rriskun per diabet tip 2 tek personat qe rriten sasine e tyre, krahasuar me ata qe nuk bene ndryshime. Behet fjale per konsumin e nje sasie te rregullt kafeje, prej 240 ml ose 6 filxhane kafeje ne dite, jo kapuçino apo kafe te tjera, por thjesht per kafen e zeze, me ose pa qumesht apo sheqer. Megjithate, edhe ata qe konsumojne sasi me te pakta te kafese, perfitojne nje ulje te rriskut per diabet tip 2 dhe semundje kardio-vaskulare.
Per kete arsye, konsumi i kafese duhet te konsiderohet si nje faktor i rendesishem i uljes se rriskut per te shfaqur diabet tip 2, si nje pjese e rendesishme e nje menyre te shendetshme te jeteses, per ruajtjen e nje peshe trupore ideale dhe nje trupi te shendetshem, nepermjet konsumit te nje regjimi ushqimor te shendetshem.Duke ulur shkallen e rrezikut te diabetit te sheqerit te tipit 2, kafeja mund te konsiderohet nje mjet i mire parandalues i semundjeve shoqeruese te tij, si hipertensioni arterial, yndyrnat e larta ne gjak, semundjet e zemres, te syve, te veshkave, nervave, etj.