Blog

Italia sjell tendencat e reja ne estetike, vjen ne mode lipofilling

Italia sjell tendencat e reja ne estetike, vjen ne mode lipofilling

Italia njihet si vendi i bukur i cili ka nje marrdhenie shume te shendetshme me kirurgjine plastike, per tu marre shembull madje, sepse italianet duan natyralizmin. Deri ne vitin 2011 ne Itali operacionet me te shumta qe realizoheshin ishin ato te vendosjes se protezave ne gjoks (62 mije nderhyrje), nderkohe qe sot vendin e pare e ze nderhyrja e lipofilling qe ka te beje me trapiantin e dhjamit te vete pacientit per te rritur vellimin e faqeve, mollezave, buzeve dhe per te shtrire rrudhat. Nderkohe vendin e dyte ne nderhyrje e ze blefaroplastika, sidomos per pacientet mbi 40 jeç, dhe vendi i trete eshte nderhyrja ne gjoks.

Fenomeni Kim Kardashian, kur dhjami te ben te bukur
Ne fillim e heq nga vendet kritike dhe pastaj e ve aty ku e kerkon pacienti.
Mirese vini pra ne epoken e dhjamit. Armiku i perjetshem i grave dhe burrave, i luftuar ne çdo diete, sot kthehet ne nje arme me fuqi eksplozive. Per ta kuptuar me mire se çfare po themi, mjafton qe t’i hedhim nje sy fundshpines se Kim Kardashian, e cila eshte bere simbol i liporevolucionit.
Lipoaspirimi dhe filleri me baze dhjamin jane dy protagonistet e medha te ketyre koheve ne kirurgjine estetike. Sot jane shtuar nderhyrjet per rritjen e ijeve me dhjam te hequr nga ato qe quhen pikat kritike.

Ne SHBA ne vitin 2014, lipoaspirimi u rrit me 5% duke arritur kuoten e 211 mije nderhyrjeve, por kjo eshte e kuptueshme per nje popullsi ku obeziteti eshte problem nderkohe qe mbushja me dhjam behet ne Itali, si nje nga vendet e Europes me popullsi te dobet. Fenomeni Kim ka infektuar edhe italianet te cilet kerkojne fundshpine si e saja fale injektimit te dhjamit te tyre.