Alergjia dhe intoleranca ushqimore: Cili eshte
ndryshimi? Nje alergji ushqimore, shkakton nje
reagim te sistemit imunitar , I cili e sheh
ushqimin, gabimisht, si armik. Prandaj, mekanizimi
mbrojtes i trupit hidhet ne mbrojtje. Kjo prodhon
nje sere simptomash, te cilat mund te luhaten nga
nje kruarje e lehte, veshtiresi ne frymemarrje e
deri ne gjendje shoku kercenuese per jeten. Keto
simptoma zakonisht ndodhin menjehere pasi ushqimi
eshte konsumuar.
Ne Intolerancen ushqimore, sistemi yne
imunitar zakonisht nuk perfshihet dhe simptomat
marrin shume me teper kohe per t’u shfaqur, dhe
shpesh te kufizuara ne problemet e tretjes . Ato nuk
jane te rrezikshme per jeten. Megjithate,
intoleranca ushqimore mund te ndikoje negativisht ne
shendetin afatgjate. Ne fakt, dikush mund ta kete te
veshtire te trese nje ushqim per shkak te mungeses
se enzimave ose per shkak te substancave kimike ne
ushqim qe mezi treten. Per shembull, intoleranca nga
laktoza ndodh kur aparati tretes nuk prodhon enzimat
e nevojshme per te tretur llojin e sheqernave te
produktet e qumeshtit.
Alergjia ndaj ushqimit
* Zakonisht shfaqet papritur
* Mund te shkaktohet nga nje sasi e vogel e
ushqimit
* Ndodh çdo here qe hani ushqimin
* Mund te jete kercenuese per jeten
Intoleranca ndaj ushqimit
* Zakonisht vjen gradualisht
* Mund te ndodhe vetem kur hani shume ushqim
* Mund te ndodhe vetem nese hani ushqim shpesh
* Nuk eshte kercenuese per jeten
Çfare ndodh ne nje reaksion alergjik?
Ne thelb, kur nje sistem imunitar reagon ndaj nje
perberesi ushqimor gjate nje reaksioni alergjik, ai
shkakton çlirimin e kimikateve, te tilla si
histamina, nga qelizat e trupit. Kjo shkakton nje
ose te gjitha simptomat e meposhtme:
– kruajtje ose enjtje e gojes dhe fytit
– urtikarie ne pjese te ndryshme te trupit
– hunde dhe sy qe kullojne
– skuqje e lekures
– diarre dhe/ose te vjella
Nese reaksioni eshte i rende, mund te shfaqen
simptoma te tjera, duke perfshire:
– ndjesi te papritur dobesie
– probleme me frymemarrjen
- shije metalike ne goje
Cilat jane simptomat e intolerances ushqimore?
Simptomat e intolerances ushqimore perfshijne:
* Probleme me tretjen, si diarre, fryrje, dhimbje
stomaku, etj.
* Mund te shkaktoje edhe humbje ne peshe, letargji
ose anemi, apo edhe migrene
* Pasoja psikologjike si humbje te perqendrimit,
deri ne lipotimi. Megjithate, keto shfaqen zakonisht
ne shtrirje te gjata periudhash kohore, se bashku me
nje llojshmeri simptomash te tjera qe mund te
rezultojne nga kequshqyerja. Ne disa raste,
simptomat e intolerances ushqimore ngjasojne me ato
te nje reaksioni te lehte alergjik.
* Shume nga simptomat e intolerances ushqimore jane
te nderlidhura edhe me çrregullime te tjera te
sistemit tretes, siç jane semundja e Crohn-it dhe
Sindroma e Zorres se Irrituar.
Keto shkaktare shkaktojne rreth 90% te alergjive
ushqimore:
* Kikirike
* Arra peme (te tilla si arra, pekane dhe bajame)
* Peshk
* Qumesht
* Veze
* Soje
* Gruri
Intoleranca ushqimore me e zakonshme eshte
intoleranca ndaj laktozes. Ndodh kur njerezit nuk
mund te tretin laktozen, nje sheqer qe gjendet ne
qumesht dhe produktet e tij. Nje lloj tjeter
intolerance eshte te qenit intolerante nga gluteni,
e cila nuk shkakton simptoma kercenuese per jeten.