Blog

Kush mund te quhet nje hunde perfekte, zbuloni sekretet

Kush mund te quhet nje hunde perfekte, zbuloni sekretet

Nje nga operacionet estetike me te kerkuara ne Shqiperi, dhe nje nga 5 operacionet me te kerkuara sot ne Itali eshte ai i rimodelimit te hundes, ose rinoplastika. Forma e hundes dhe dimensionet e saj arrijne te influencojne shume ne pamjen e pergjithshme te individit. Nepermjet rinoplastikes eshte e mundur te korrigjohen difektet me te perhapura si asimetria e piramides, gunga, renia e majes, shtrembesia, problemet brenda hundes etj. Ne disa raste, ku eshte e nevojshme qe te permiresohet edhe frymemarrja e pacientit e cila shkaktohet si pasoje e devijimit te setit, rinoplastika shoqerohet me settoplastike. Kjo lloj nderhyrje mund te realizohet ne dy menyra; e hapur ose e mbyllur.

E para eshte ajo me shume e perdorura dhe ben rimodelimin e struktures se hundes permes prerjeve te brendshme te cilat nuk lene shenja nga jashte. E dyta, rinoplastika e hapur, realizohet sidomos kur pacienti ka nevoje te beje rregullimin e majes se hundes. Edhe pse teknikat e rinoplastikes jane bere gjithnje e me pak invazive, duhet thene se behet fjale per nje operacion te vertete edhe pse komplikacionet jane te pakta dhe te rralla. Vetem nese i besoni nje specialisti te kualifikuar mund te jeni te sigurte qe nuk rrezikoni infeksione dhe gjakderdhje.

݂fare profili duhet te kete nje hunde perfekte?
Si fillim duhet te themi se asnje hunde nuk eshte e njejte me tjetren. Por ajo qe duhet realizuar ne nderhyrje te tilla eshte profili perfekt, qe hunda te ndjeke nje vije te drejte deri tek maja e saj. Propocionet luajne nje rol vendimtar ne percaktimin e hundes natyrale, psh nje hunde me maje shume poshte nuk duket mire, por duhet thene se edhe kur maja eshte shume lart, nuk duket gjithashtu aq mire. Profili profekt eshte nese maja eshte 1-2 cm me lart ne krahasim me hunden. Sipas kerkimesh te realizuara nga nje grup kirurgesh eksperte, propocioni ideal i nje profili perfekt formon nje kend 106 grade me buzen e siperme dhe majen e hundes e cila duhet te jete e drejtuar per lart.