Blog

Si ndodh dhe çfare e shkakton Hernien Umbilikale?

Si ndodh Hernia

Nje hernie umbilikale e cila eshte e njohur edhe si hernia ne zonen e kerthizes ndodh kur nje pjese e zorreve tuaja fryhet permes hapjes ne muskujt tuaj te barkut prane butonit te barkut (kerthizes).


Cfare e shkakton Hernien Umbilikale?

Gjate shtatzenise, kordoni i kerthizes kalon neper nje vrime te vogel ne muskujt e barkut te foshnjes. Hapja normalisht mbyllet menjehere pas lindjes. Nese muskujt nuk bashkohen plotesisht ne mes te murit te barkut, nje hernie kerthizore (umbilikale) mund te shfaqet ne lindje ose me vone.

Tek te rriturit, presioni i tepert i barkut kontribuon ne krijimin e saj.
Shkaqet e rritjes se presionit ne bark perfshijne:

1- Obezitetin

2- Shtatzenite e shumefishta

3- Lengun ne zgavren e barkut

4- Kirurgjite e meparshme te barkut

5- Dializen peritoneale (eshte nje lloj dialize e cila sherben per te hequr produktet e mbeturinave nga gjaku juaj kur veshkat nuk mund ta kryejne me funksionin e tyre adekuat).


Faktoret e rriskut

Hernia umbilikale ndodh shpesh tek femijet veçanerisht tek foshnjet qe lindin ne menyre te parakohshme dhe me peshe nen mesataren. Per te rriturit, mbipesha ose shtatzenite e shumta mund te rrisin rrezikun e zhvillimit te saj. Kjo lloj patologjie ka prirje te jete te jete me e zakonshme tek grate.


Komplikimet

Tek femijet, komplikimet e hernies umbilikale jane te rralla. Komplikimet mund te ndodhin kur indi i zgjatur i barkut bllokohet (burgoset) dhe nuk mund te shtyhet me prapa ne zgavren e barkut. Kjo zvogelon furnizimin me gjak ne pjesen e zorreve te bllokuara dhe mund te çoje ne dhimbje barku dhe demtim te indeve.
Nese pjesa e bllokuar e zorreve nderpritet plotesisht nga furnizimi me gjak, mund te çoje ne vdekjen e indeve. Infeksioni mund te perhapet ne te gjithe zgavren e barkut, duke shkaktuar nje situate kercenuese per jeten.
Te rriturit me kete lloj hernie, kane me shume gjasa te perjetojne nje bllokim te zorreve. Zakonisht aplikohet kirurgjia emergjente per te trajtuar keto komplikime.

Si ndodh Hernia umbilikale