Baloni gastrik, procedura me efikase dhe efektive persa i perket humbjes se kilogrameve te tepert eshte ne qendren e diskutimeve te shume grupeve shoqerore, te rrjeteve sociale televizionit etj, si e tille interesi per te rritet cdo dite dhe per te gjithe personat e interesuar ne ju udhezojme me nje guide para dhe pas procedure se balonit!
1- Pergatitja per vendosjen e balonit gastrik.
Baloni gastrik eshte nje zgjidhje e perkohshme. Do te duhet te beni disa ndryshime ne stilin e jetes per te ruajtur humbjen tuaj ne peshe pasi te hiqet. Stafi mjekesor do t'ju keshilloje me ndihmen e dietes dhe ushtrimit pas procedures.
Sidoqofte, eshte nje ide e mire te filloni te pergatisni veten heret per rezultate me te mira. Ju duhet te beni nje perpjekje per te perzgjedhur llojin e ushqimit qe do te konsumoni pasi persa i perket sasise eshte baloni qe kujdeset per kete gje.
2- Perpara procedures se balonit gastrik.
Do te filloni te pergatiteni fizikisht per proceduren nje dite para vendosjes. Dymbedhjete ore para procedures, do t’iu duhet te shmangni konsumimin e ushqimeve te thata, eshte rregull qe pacienti duhet te konsumoje ushqime te lengshme dhe sigurisht qe te pakten 6-8 ore para procedures pacientit i duhet te mos konsumoje asgje.
Ky eshte nje hap i rendesishem pasi nje tullumbace do te fryhet ne stomakun tuaj. Pas vendosjes eshte e zakonshme dhe normale te perjetoni nauza ose dhimbje te lehta te stomakut pasi ne te eshte futur nje trup i ri i cili kerkon kohen e tij (relativisht te shkurter) per t’u pershtatur.
3- Rikuperimi pas procedures.
Sic e theksuam edhe me lart, do te perjetoni disa simptoma te zakonshme pas procedures. Kjo ndjesi mund te zgjase per disa dite. Simptomat e zakonshme qe shkakton procedura jane te ndryshme nga dhimbjet akute, keshtuqe per cdo shqetesim ju duhet te njoftoni dokorin qe ju ndjek.
Nderkohe qe oreksi juaj pershtatet me gjendjen e re, mund te mos ndjeheni te uritur per disa dite. Nauza mund te jete e pranishme gjate kesaj periudhe kohe. Ushqimi mund t'ju shkaktoje edhe te vjella, edhe pse te pakendshme, keto simptoma jane normale dhe me kalimin e diteve do te veniten. Do te jeni ne nje diete te kufizuar ditet e para te procedures. Kjo do te thote qe nuk do te konsumoni ushqime te forta, si dhe disa lengje qe ju shkaktojne te perziera, per te pakten tre dite.
Pas kesaj kohe, ju mund te beni nje tranzicion te ngadalte ne ushqime te ngurta. Shpejtesia e ketij procesi do te varet nga menyra se si trupi juaj pershtatet me tullumbacen e stomakut.
4-Jeta me nje balon gastrik ne stomak.
Ndersa ditet kalojne, shqetesimet tuaja do te vijne duke u zvogelohuar derisa te mos e ndjeni me qe keni nje top ne stomak. Do te duhet nje kohe e shkurter per tu pershtatur me balonin. Gjate kesaj kohe, ju gjithashtu duhet te punoni me dieten tuaj te re dhe regjimin e ushtrimeve. Kur i referohemi dietes nuk nenkuptohet nje diete e mirefillte dhe strikte, por te kujdeseni mbi te gjitha per llojin e ushqimit. Stafi mjekesor qe ju ndjek do te vleresojne aktivitetin tuaj te perditshem dhe do t'ju ndihmojne per te bere zgjedhje te shendetshme te jeteses.
Sa me shume kalon koha, aq me shume do te vazhdoni te konsumoni me pak ushqim, duke çuar ne rezultate me te medha per humbjen e peshes.
5- Rezultatet e balonit gastrik.
Nje pacient mund te humbase mesatarisht 20-30 kilograme ne fund te procesit, pra pas 6-12 muajsh. Per te minimizuar shanset e rritjes se peshes, eshte e rendesishme te ruani te njejten diete dhe stervitje rutinore pas heqjes. Megjithate pas periudhes se mbajtjes se balonit ne stomak pacientet deshmojne se nuk mund te konsumojne ushqim ne sasi te medha si me pare, pasi stomaku tkurret dhe nuk pranon teprica. Me nje diete te shendetshme ushqimore dhe aktivitet fizik te moderuar do te shijoni perfitime shendetesore pervec humbjes se peshes siç jane ulja e presionit te gjakut, kolesterolit, mbajtja nen kontroll e diabetit, problemeve me kockat etj.