Gjinekomastia eshte nje çrregullim i sistemit
endokrin (kryesisht), me inbalancim nivelit te
estrogjenit ne krahasim me nivelet e
testosteronit.
Cfare e shkakton gjinekomastine?
Ne rastin me te madhe shfaqet gjate pubertetit, por
jo vetem, disa raste te gjinekomastise jane te
trashegueshme. Abuzimi me alkoolin mund te sjelle
probleme me melçine, duke ndryshuar menyren sesi
trupi metabolizon hormonet, te cilat sjellin
zgjerimin e gjirit. Rastet e tjera te gjinekomastise
mund te ndodhin edhe nga zhvillimi i kancerit. Nje
pjese e madhe e ilaçeve pa recete, perfshire
amfetaminat, ilacet kunder depresionit, ilaçet per
presionin e gjakut, antibiotiket, ilaçet e ulçerave
etj mund te shkaktojne gjinekomastine. Ndersa shpesh
kjo simptome ngaterrohet me mbipeshen, eshte fakt qe
te fituarit nje peshe te madhe trupore stimulon
prodhimin e estrogjenit ne trup, e cila mund te
shkaktoje semundje. Abuzimi me steroidet gjithashtu
mund te shkaktoje gjinekomastine dhe madje mund te
shfaqet ne jeten e mevonshme kur trupi kalon permes
me shume ndryshimeve hormonale.
Por cila eshte menyra me efektive per te shmangur
nje here e mire kete problem?
Kirurgjia estetike eshte menyra me e thjeshte, me e
rendesishme dhe me efektive per te zvogeluar formen
dhe konturin e gjoksit mashkullor. Metoda e perdorur
eshte nje procedure e quajtur liposuction (thithje e
dhjamit), e cila konsiston ne heqjen e dhjamit te
tepert dhe indet e gjendrave per te rikthyer nje
kontur me te bute, me te forte dhe nje gjoks me
mashkullor. Gjinekomastia eshte nje semundje e
zakonshme ne vitet e fundit per arsyet e listuara me
lart dhe numri i burrave qe i jane nenshtruar
procedurave estetike per ta eleminuar eshte me i
madh sesa mendoni, gjithashtu. Duke iu nenshtruar
nje procedure shume te thjeshte, por me nje rezultat
tej mase efektiv, mbi te gjitha koha qe kerkon kjo
nderhyrje per t’u realizuar eshte minimaliste duke
krahasuar me mendimet, pakenaqesite, dhe ndjenjen e
parehatise qe te jep kjo simptome gjate nje dite
rutine.
Gjithmone e me shume verehet nje ndergjegjesim nga
gjinia mashkullore per te trajtuar kete problem (jo
pak shqetesues) dhe pas nderhyrjes rezultatet kane
qene edhe me te kenaqshme se pritshmerite e
pacienteve shpeshhere.