Blog

Forma e fytyres suaj dhe personaliteti

Forma e fytyres suaj dhe personaliteti

Megjithese personaliteti i njeriut varet prej shume faktoreve, eshte e vertete se forma e fytyres jep disa tipare, qe mund te nderlidhen me personalitetet. Psikologet theksojne se duke veshtruar formen e fytyres se nje personi, eshte e mundur te merren informata rreth personalitetit te tyre.

FYTYRA E RRUMBULLAKeT
Forma e rrumbullaket e fytyres eshte pothuajse e gjate po aq sa e gjere. Kjo dhuron pershtypje te re dhe te pafajshme. Shume njerez kete forme e cilesojne femijerore. Shkaku i kesaj, shihen si persona qe ju hutojne dhe duken teper te pafajshem. Per me shume, nje person me fytyre te rrumbullaket mund te jete i sigurt, i matur dhe pergjegjes ne berjen e vendimeve te duhura.

FYTYRA ME FORMe Te ZEMReS
Kjo forme ka specifika te ngjashme me fytyren ne forme te rrumbullaket, por me faqe me te zgjeruara qe zgjerohen kur personi buzeqesh. Per te tjeret, keto karakteristika portretizojne nje idealist miqesor. Po ashtu thuhet se individet me kete forme te fytyres kane force te fuqishme nga brenda, qe lehte mund te kalohet te te tjeret. Jane kreative, te vendosur.

FYTYRA E GJATe E NGUSHTe
Kjo forme e fytyres eshte me e gjate sesa e gjere dhe nofulla eshte mjaft e shquar. Shkaku i ketyre karakteristikave, disa persona mund te hutohen me mendimin se nje person si ky eshte shume serioz dhe ka temperament te keq. Perkunder kesaj, kur t’i njihni me mire, jane persona miqesore dhe perplot me energji pozitive. Dine te jene shume shoqerore.

FYTYRA Ne FORMe KATRORI
Kjo forme e fytyres eshte njejte e gjere po aq sa edhe e gjate, megjithese nganjehere mund te jete me e gjate sesa e gjere. Balli dhe nofulla kane kende te mprehta e kjo lejon qe personi t’i shprehe emocionet e veta. Personat e tille jane te sigurt, te mençur dhe njihen per mendime logjike. Disa njerez konsiderojne se njerezit e tille jane te persosur dhe jo shume shoqerore, por e verteta eshte se jane shume te interesuar, kur u jepni mundesine per te krijuar nje lidhje.

FYTYRe Ne FORMe DIAMANTI
Kjo forme e fytyres njihet edhe si forme trekendeshe, pasi qe linja e nofulles eshte e gjere dhe balli eshte i ngushte. Mjekra eshte e ngushte, pak e theksuar dhe eshte me kendore dhe me asht. Kjo forme e fytyres eshte shume e zakonshme e te tjeret ndiejne se prezantojne nje person misterioz. Disa persona kane nje perceptim se jane persona manipulues, por ne realitet keta persona jane miqe- sore kur t’i njihni me mire. Shprehja ne fytyren e tyre reflekton lidership dhe keta njerez ne vazhdimesi jane te suksesshem.