Ata qe jane perballur me qimet e rritura nen lekure
jane te vetedijshem se mund te kete dhimbje dhe
irritime. Qimet e rrenjosura perkulen dhe rriten nen
siperfaqen e lekures, duke shkaktuar gunga
jo-terheqese dhe te dhimbshme.
Ekziston nje liste e gjate e zgjidhjeve alternative
per kete problematike si: eksfoliantet kimike,
steroidet (kortizoni), antibiotiket, brisqet
speciale dhe lista vazhdon.. keto alternativa shpesh
mund te shkaktojne acarim te rende te lekures dhe
mund te mos e zgjidhin plotesisht problemin.
Epilimi me lazer shkon ne rrenje te problemit.
Energjia e lazerit godet gjendren e flokut per te
prodhuar qime. Me çdo trajtim, gjendra zvogelohet ne
madhesi, keshtu qe floket te cilet prodhohen me pas
behen me te holle dhe me te çelur ne ngjyre. Gjate
ketij rrugetimi pacienti do te vereje 70% deri ne
90% eleminim te qimeve ne zonat e trajtuara.
Se bashku me heqjen e qimeve dhe gungave te
renjosura, epilimi me lazer ndihmon gjithashtu ne
çrregullimin e pigmentit te lekures. Trajtimet jane
te shpejta dhe me diskomfort minimal.