Me 32 vite karriere si kirurg plastik, Vincenzo
Colabianchi vjen per te ushtruar profesionin e tij
edhe ne Shqiperi. Klinika Dermolife, me mbi 13 vite
eksperience ne vendin tone, nuk eshte mjaftuar me
nje kirurg italian te mire, por ka shkuar me tej,
duke sjelle ne klinike, nje nga profesionistet me te
shquar ne vendin e tij dhe me shkollim nderkombetar
nga Brazili, Amerika, Italia etj. Ne kete menyre,
krahas sherbimit ekselent qe mund te marrin
pacientet shqiptare, ky eshte dhe nje moment i mire
per te kuptuar nga nje profesor i shquar i mjeksise
estetike, se cilat jane risite e kesaj shkence,
çfare kerkohet sot me shume dhe çfare duhet te dime
para se t’i drejtohemi nje kirurgu plastik.
›Zoti Colabianchi, ju keni mjaft eksperience ne
Itali, ne klinikat dhe spitalet ku keni punuar si
dhe punoni aktualisht. Cilat jane sot nderhyrjet
estetike qe kerkohen me se shumti atje?Ne Itali 30 vite me pare kerkoheshin operacione te
medha, nje lifting i madh, gjokse te medha etj.
Ndersa sot kerkohen nderhyrje te vogla mikro
invazive me rezultate te medha dhe te
personalizuara. Italianet duan te duken sa me
natyrale dhe te kthehen ne jeten sociale sa me
shpejt. Nderhyrjet me te shumta qe behen sot ne
Itali jane lipuzicion, pra heqja e dhjamit si dhe
nderhyrjet ne gjoks per zmadhimin e saj. Por duhet
thene qe çdo vend ka preferencat e tij teksa
kerkohen disa ndryshime fizike. Ne Brazil femrat
duan gjoks te vogel dhe fund shpine te madhe, ne
Amerike duan nje gjoks te madh, ne Itali duan diçka
te mesme, qe te duket sa me natyrale.
›Meqe jemi tek lipuzicioni, ose heqja e dhjamit,
a eshte e vertete se dhjami i hequr nuk shfaqet
me?Po, shume e vertete, dhjami i hequr ne bark,
kofshe, ije, krahe nuk ridel me, sepse me largimin e
dhjamit, shkaterrohen qelizat dhjamore. Nese do te
shendoshesh nje dite, do te mbushesh e gjitha, jo
vetem ne ate pjese ku ne kemi larguar dhjamin. Une
kam paciente qe i kam operuar 27 vite me pare, qe
kane bere tre femije me pas, qe kane shtuar shume kg
dhe qe jane rikthyer ne forme, por sot jane si diten
qe une i operova, pjeset e dhjamosura nuk u kthyen
me.
›Nderhyrjet ne fytyre ne çfare moshe i
keshilloni?
Ne Itali lifting dhe minilifting fillohet
rreth moshes 50 vjeç, nderkohe qe me pare perdoret
botoksi, filler, fijet qe terheqin lekuren, (nje
teknike e re shume e suksesshme kjo), por nje
blefaroplastike behet edhe para moshes 50 vjeç.
݂fare mendimi keni per nderhyrjet ekstreme qe
behen sot?
eshte reklama me e keqe qe nje pacient mund
t’i beje doktorit te tij, jane raste te turpshme. Ne
profesionin tone, nese nderhyrja nuk eshte natyrale,
qe pacientja te duket e relaksuar, sikur ka qene me
pushime, te mos kuptohet nderhyrja pra, atehere
çfare kuptimi ka?
›Si e gjeni realitetin shqiptar persa i perket
ekzigjencave per nderhyrje plastike?
Me duket si Italia e 30 viteve me pare, ka
nje kerkese te madhe per te ribere hunden, edhe ne
Itali, vite me pare vetem hunden benin. Pastaj
kerkohet shume heqja e dhjamit ne bark dhe lifting i
barkut, sidomos tek zonjat qe kane lindur, por edhe
tek me te rejat. Por une e di se si do evoloje
kerkesa me tej, sepse keshtu ka ndodhur edhe ne
Itali. Do fillojne te kerkohen me shume nderhyrje si
blefaroplastika, krahet, gjoksi, buzet etj. Sa me
shume te merren informacione per kirurgjine
plastike, aq me shume do zgjerohet spektri i
nderhyrjeve.
›Shohim pothuajse perdite njerez qe kane bere
nderhyrje te gabuara, madje edhe personazhe te
televizionit, çfare mund te beni ju per to?
Kam pare pune te bera ne menyre shume te
shemtuar, molleza dhe buze me silikon apo te tjera
shemti si keto. Une ne Itali 50% te puneve qe bej
jane korrigjime te puneve te te tjereve. Per fat te
keq nuk arrihet gjithmone qe te rregullohet nje
gabim i bere, prandaj une i keshilloj te gjithe ata
qe duan te bejne nderhyrje te tilla, te shohin me
çfare doktori kane te bejne, çfare eksperience ka
ai. Psh une para se te beja kirurgun estetik kam
punuar kirurg i pergjithshem, me pas kirurg i
traumave dhe ne fund kirurg plastik. Puna jone eshte
shume e veshtire, prandaj duhen kaluar keto
etapa.
›Cilat jane te rejat e fundit nga profesioni
juaj, pra çfare lajmesh do iu japim atyre qe nuk e
pranojne plakjen?
Nje e re e rendesishme ne fushen tone jane
qelizat staminale. Siç dihet, duke u plakur lekura
humbet tonifikimin si dhe volumin. Atehere injektimi
i qelizave staminale te cilat merren po nga trupi i
vete pacientit, injektohen aty ku eshte nevoja, me
se shumti ne fytyre dhe lekura behet me tonike si
dhe vellimi rritet. Jo vetem kaq, qelizat staminale
perdoren edhe ne shenja apo imperfeksione te tjera
te lekures si dhe per rritjen e gjoksit. Dhe mbi te
gjitha rezultati eshte i perhershem. Nderkohe mund
te thuhet se per çdo nderhyrje ne kirurgjine
plastike, teknikat jane persosur. Nje hunde psh
behet pa çarje dhe pa asnje shenje dhe koha e
rikuperimit eshte shume e shkurter.
›Teknika me e veçante qe ju perdorni, qe eshte e
personalizuar?
Une kam bere nje teknike timen per
abdominoplastiken, nje menyre e veçante per te
trajtuar nderhyrjen e barkut e cila do te publikohet
se shpejti ne revistat shkencore per tu bere me pas
teknike boterore. Nderhyrja behet me shpejt, dhe pas
operacionit pacienti shkon ne shtepi menjehere.
Rezultatet jane te shkelqyera.