Kujdesi per lekuren tone eshte nje pjese thelbesore
e te qendruarit te shendetshem, dhe njerezit e kane
ndjekur kete zakon per shume vite. Por, ne shumicen
e rasteve, ne nuk e kuptojme saktesisht se cfare
deshiron lekura jone, prandaj ndonjehere zgjedhim
produktet e gabuara te kujdesit te lekures. Shpesh
ngaterrohemi per semundje te ndryshme te lekures dhe
nuk marrim kurre zgjidhjen e duhur per to. E njejta
gje ndodh me njerezit qe kane te bejne me pore te
medha dhe shenja aknesh. Ata nuk e kuptojne
ndryshimin midis ketyre te dyjave dhe zhgenjehen pas
trajtimit te gabuar.
Poret e medha dhe shkaqet e tyre:
Te gjithe ne kemi pore ne lekuren tone qe ndihmojne
ne çlirimin e toksinave nga trupi yne permes
djersitjes. Sipas vezhgimeve te bera nga shume
eksperte, njerezit me lekure te prirur ndaj akneve,
te yndyrshme dhe te kombinuar perjetojne pore me te
medha. Disa nga shkaqet kryesore jane:
- Prodhimi I tepert i sebumit
- Produkte komedogjene per kujdesin e lekures
- Demtimi nga dielli
- Aplikimi I rende i grimit
Shenjat e akneve dhe shkaqet e tyre:
Shenjat e akneve jane gropeza te ceketa ose te
thella ne lekure te cilat shfaqen pas nje shperthimi
te rende aknesh. Keto shenja shkaktohen kur derma,
shtresa e thelle e lekures demtohet gjate
infeksionit te akneve.
Dallimi midis poreve te medha dhe shenjave te
akneve:
Konfuzioni midis poreve te medha dhe shenjave te
akneve eshte I zakonshem sepse ato jane te
nderlidhura ngushte. Dallimi kryesor midis ketyre dy
problemeve te lekures eshte se poret e medha
shkaktohen nga prodhimi I tepert I sebumit. Aknet
nuk mund te çojne ne pore te medha.
TRAJTIMI I TYRE
Trajtimi me Dermapen 4:
eshte nje nga metodat me te mira per trajtimin e
poreve dhe shenjave te akneve. eshte nje process ne
te cilin mikrolendime te vogla te kontrolluara
aplikohen ne lekure nepermjet 16 mikro-gjilperave
sterile qe permiresojne procesin e sherimit te
brendshem dhe prodhojne me shume kolagjen.
Trajtimi me Lazer Fraxel CO2:
Ky trajtim ndihmon ne permiresimin e struktures dhe
elasticitetit te lekures. trajtimi permireson
dukshem pamjen e poreve, plageve post-akne dhe
papersosmerite e tjera te lekures.