
Blefaroplastika eshte nje nderhyrje kirurgjikale
plastike per korrigjimin e defekteve, deformimeve
dhe shperfytyrimeve te qepallave si dhe per
modifikimin estetik te zones perreth syrit, eshte
nje procedure miniinvazive qe prodhon rezultate
shume te kenaqshme dhe zona perreth syve merr nje
pamje me rinore dhe estetikisht te bukur. Ne rastin
e femrave grimi duket me i rregullt dhe me terheqes,
por edhe per te gjithe zonjat qe zgjedhin te jene
natyrale dhe te mos trukohen eshte akoma me mire kur
lekura e tepert qe ndodhet siper syve apo edhe
fryrja poshte tyre, nuk ekzistojne me!
Por edhe ne rastin e meshkujve, kjo nderhyrje eshte
gjithnje e me e shpeshte dhe patjeter qe rezultatet
kane deshmuar qe ndihen me te rinj, me te kenaqur me
pamjen e tyre dhe nuk eshte e nevojshme per te
zgjedhur nje kend te caktuar per te pasur nje
fotografi sa me te bukur, kjo ne rastin e te dy
gjinive.
Por ne cfare konsiston kryesisht blefaroplastika?
Dy procedurat kryesore njihen si “blefaroplastika e
siperme" dhe "blefaroplastika e poshtme", dhe te
dyja kane funksione te ndara. Versioni i siperm
eshte krijuar per te korrigjuar lekuren e tepert te
nje qepalle, dhe heq çdo mbingarkese te saj duke
rikthyer shkelqimin e syve, dhe duke zbutur
gjithashtu linjat e vrenjtura. Blefaroplastika e
poshtme, nga ana tjeter konsiston ne eliminimin e
qeseve dhe fryrjes (puffiness) qe krijohen nen zonen
e syve, zbutjen e zones dhe rivendosjen e
vitalitetit okular.
Kjo nderhyrje eshte nje procedure e thjeshte, e
sigurte dhe shume efektive. Realizohet me anestezi
lokale. Procedura e qepallave te siperme (upper
blepharoplasty) zakonisht perfshin nje prerje te
fshehur brenda rrudhes natyrale te syrit, e cila
shtrihet pak pertej kendit te jashtem, dhe lejon
kirurgun te heqe tepricen e lekures.
Ne rastin e nje blefaroplastike te poshtme (lower
blepharoplasty) prerja behet nen qerpiket e poshtme,
duke lejuar kirurgun te largoje tepricen lekures dhe
fryrjen.
Ne fund te fundit impakti i pare kur takojme dike
eshte shikimi, jane syte dhe si te tille edhe nje
pamje e kuruar e anes estetike te tyre eshte shume e
rendesishme, jo vetem per kete arsye por edhe per
preferencat individuale apo ndjesine e parehatise qe
ky problem shkakton ne te dyja gjinite. Ne kliniken
Dermolife kjo nderhyrje eshte nder me te kerkuarat
dhe te realizuarat me nje efekt teper pozitiv dhe
shpeshhere azhornojme sitet tona kryesore me raste
te reja qe i nenshtrohen blefaroplastikes.