Blog

5 Benefitet e Balonit Gastrik

Benefitet qe ka Balonit Gastrik

Te qenurit mbipeshe nuk eshte nje proces i thjeshte, eshte e veshtire kur nuk ndihesh komod/e me veshjet ose kur nuk gjen masat e duhura qe i pershtaten parametrave trupore, por akoma me e veshtire eshte kur e gjen veten me mjekime te ndryshme te shkaktuara nga obeziteti, i cili fatekeqesisht nuk po njeh moshe dhe te rinjte po preken cdo dite e me shume.

Sipas nje studimi te Universitetit Harvard, u zbulua se mbipesha rrit rreziqet e 50 problemeve te ndryshme shendetesore, ne varesi te shkalles se mbipeshes dhe kohezgjatjes se kohes qe nje person e mbart ate. Rreziku i diabetit, esht 20 here me i larte per personat e shendoshe.

Ndersa nje studim i Shoqerise se Kancerit te Amerikes zbuloi se te qenurit mbipeshe rrit rrezikun qe nje person te marre te pakten 13 lloje te kancerit. Shifra te tilla qe vijne nga problemet me mbipeshen jane vertete shqetesuese dhe per kete arsye mjekesia eshte gjithmone ne diskutim, ne lobime dhe studime te ndryshme per te rregulluar kete problematike.

Nje zgjidhje efikase, e sigurte, pa dhimbje, apo operacion eshte edhe baloni gastrik i cili perdoret gjeresisht ne Europe por edhe ne bote, vitet e fundit edhe ne Shqiperi dhe Dermolife ka deshmuar se ka qene i pari qe solli kete risi edhe ne vendin tone qe deri tani ka rezultuar nje sukses i vertete tek te gjithe pacientet qe kane zgjedhur kete metode.

Perse rekomandohet zgjedhja e metodes se balonit gastrik per te humbur kilogramet e tepert. Cfare benefitesh ka kjo metode me shume se te tjerat? Me poshte kemi listuar benefitet kryesore qe i atribuohen pacientit kur zgjedhin kete metode:

1- Vendosja e balonit gastrik nuk kerkon nje nderhyrje kirurgjikale per t’u realizuar. Baloni eshte nje material i bute silikoni i cili vendoset ne stomak me ane te metodes endoskopike dhe me pas fryhet duke zene vellimin me te madh te stomakut, kjo e ndihmon pacientit te konsumoje ushqim ne porcione te vogla.

2- Vendosja e balonit eshte e perkohshme dhe mbahet ne stomak 6-12 muaj, hiqet me metoden endoskopike, shfryhet dhe terhiqet lart. Pyetja me e shpeshte eshte: A kthehen kilogramet e tepert? Pacientet kane deshmuar se edhe pas heqjes se balonit ata nuk mund te konsumojne me ushqim si me pare duke qene se gjate nje viti stomaku i tyre eshte mesuar me porcione te vogla.

3- Kostoja per vendosjen e balonit gastrik eshte shume me ekonomike sesa te zgjedhurit metodat qe kerkojne nderhyrje si unaza e stomakut apo edhe prerja e tij e cila eshte nje metode edhe me drastike dhe e rrezikshme.

4- Pacienti mund ta vendose balonin edhe nese nuk ke te drejte te beje nderhyrje kirurgjikale. Shume klinika kerkojne nga pretendentet per paciente, qe te kene BMI teper te larte dhe probleme te konsiderueshme shendetesore te lidhura me peshen perpara se te identifikohen si te gatshem per t'iu nenshtruar operacionit te ngushtimit apo prerje te stomakut. Por per te vendosur balonin nuk eshte e nevojshme te arrish nje peshe ekstremisht te larte trupore, preferon te parandaloje sesa te arrije deri aty!

5- Pjesa me e rendesishme eshte se baloni gastrik ka rezultuar vertete i suksesshem tek pacientet dhe e lufton ne maksimum obezitetin. Ndryshimet vihen re qe ne ditet, javet apo muajt e pare ne varesi te metabolizmit te individit.

Aty ku vihet ne diskutim cilesia e jeteses, nuk ka vend per kompromise. Kompromisi i vetem eshte me veten dhe per veten duke investuar ne ate cka eshte me paresore per njeriun: shendetin. Kur flasim per shendetin zgjedhja duhet te jete e menduar me kujdes dhe duke vene ne balance kush eshte opsioni me i mire, duke qene se po i referohemi mbipeshes, padyshim baloni gastrik eshte opsioni me ideal per te pasur nje harmoni perfekte midis shendetit edhe pamjes se jashtme.
Se fundmi, por jo me pak e rendesishme eshte se kur flasim per balonin gastrik paralelisht flasim per Dermolife, e cila ka zgjedhur e para t’i besoje efektit qe ka kjo metode e cila cdo dite e me shume deshmon se eshte nje sukses i vertete!