Blog

Metoda qe po habit te gjithe shqiptaret!

Dobia e konsumit te vaktit te mengjesit

Ceshte baloni gastrik?
Baloni intragastrik eshte procedura me e re per humbjen e peshes, fjala e fundit e mjekesise estetike! Nje balon i mbushur me solucion fiziologjik vendoset ne stomakun tuaj, i cili ju ndihmon te humbni ne peshe duke pakesuar oreksin tuaj! Kjo metode ju ben te ngopeni shpejt dhe ne kete menyre sasia e ushqimit qe ju do te konsumoni ne vazhdimesi do te reduktohet ndjeshem. Baloni gastrik eshte zgjidhja optimale per te gjithe personat mbipeshe te cilet jane lodhur nga dietat pa efekt!



Pse realizohet baloni intragastrik?
Vendosja e balonit ju ndihmon te arrini peshen trupore te deshiruar! Renia ne peshe ul ndjeshem riskun per semundje te ndryshme qe jane ngushtesisht te lidhura me mbipeshen sic jane:
-semundjet e zemres/ stroke
-tensioni arterial i larte
-apnea e gjumit
-diabet melitus tip 2

Procedura:
Vendosja e balonit behet me rruge endoskopike dhe eshte nje procedure jo invazive, pra realizohet ambulatorisht.
Perdoret sedacion dhe nje spray anestetik lokal ne zonen e fytit. Gjate procedures doktori me ane te nje sonde, e cila ndiqet nga baloni, futet nga fyti ne stomak. Procedura monitorohet me nje kamer te vogel endoskopike, e cila i jep mundesi doktorit te shohi mbushjen e balonit me solucion fiziologjik gjate procedures.
E gjithe procedura zgjat 20-30 minuta dhe pacienti eshte i afte te shkoje ne shtepi pak ore me pas dhe te nesermen mund te vazhdoje aktivitetin e tij te perditshem.

Pas vendosjes se balonit:
Mund te filloni te konsumoni sasi te vogla lengjesh disa ore pas procedures. Gjatr javes se pare mund te konsumoni ushqime te lengeta, ndersa duke filluar nga java e dyte do te jeni ne gjendje te filloni te konsumoni edhe ushqime te buta. Nga java e trete jeni plotesisht ne gjendje te hani rregullusht cdo lloj ushqimi.
Baloni mbahet per nje periudhe nga 6 muaj deri ne nje vit dhe me pas behet heqja me rruge endoskopike.
Gjate kesaj periudhe do te ndiqeni ne menyre te vazhdueshme nga mjeket e klinikes, me konsulta te rregullta cdo muaj dhe sa here ju ta ndjeni te nevojshme.

Rezultatet:
Pas vendosjes se balonit ju do te ndiheni te ngopur shum me shpejt se zakonisht dhe ne kete menyre sasia e ushqimit qe do te konsumoni do te reduktohet ne menyre te natyrshme. Kjo ndodh sepse baloni intragastrik ngadaleson zbrazjen e stomakut dhe gjithashtu ndrshojne nivelet e hormoneve pergjegjese per oreksin.