Deshironi peshen ideale? Po. Me kirurgji? Jo.

Baloni eshte nje nderhyrje jo kirurgjikale

Termi “baloni gastrik” tashme eshte i njohur per te gjithe ne, pasi eshte pothuajse e pamundur te mos diskutohet per te ne rrethet tona shoqerore apo familjare, kjo per faktin se mbipesha por edhe obeziteti jane disa nga problemet shqetesuese qe e gjithe bota po perballet sot. Duke pare nevojen e vazhdueshme te njerezve per te humbur kilogramet e tepert, edhe menyrat e trajtimit qe jane ne dispozicion jane te ndryshme, gjithmone e me shume behen kerkime per te sjelle metoda me efikase per te renien nga pesha ne menyre te moderuar dhe pa rrezikuar shendetin.

E tille metode eshte edhe baloni gastrik, i cili u krijua si nje domosdoshmeri per te mbajtur sa me larg njerezit nga metodat drastike sic eshte prerja apo ngushtimi i stomakut te cilat njihen gjeresisht per pasojat e renda shendetesore qe mund te sjellin ne organizmin e njeriut. Ne kliniken tone jemi munduar te sjellim gjithmone risi, metoda efikase te trajtimit te mbipeshes dhe jo vetem, procedura e balonit gastrik e cila nder vite eshte kryer ekskluzivisht vetem ne Dermolife, ka rezultuar nje alternative shume e sukseshme.
Ajo cka e diferencon kete metode nga te tjerat eshte:

1- Realizimi i saj pa kirurgji.

2- Nuk realizohet me anestezi gjenerale por me sedacion, pra pacienti nuk eshte plotesisht i pavetedijshem por nuk ndjen asgje.

3- Procedure e cila zgjat vetem 20 minuta dhe aplikohet me endoskopi, si nje kontroll i zakonshem i stomakut.

4- Metode me ekonomike krahasuar me te tjerat.

5- Stomaku eshte nje organ fleksibel dhe ka aftesine te tkurret, pra, edhe pas heqjes se balonit ai nuk ka me aftesine t’ju lejoje te konsumoni porcione te medha ushqimore.

6- Me kete metode pacienti mesatarisht humbet 20-30 kilograme, nga statistikat e realizuara rezulton qe personat me nje BMI te larte, kryesisht obezet humbasin me shume se shifrat e zakonshme.

7- Pa efekte anesore: kjo nenkupton qe nuk ka pasoja shendetesore per jeten, te vetmet simptoma jane te perzierat ose te vjellat ne ditet e para te vendosjes, simptoma te cilat ndryshojne nga nje person ne tjetrin, jo te gjithe pacientet i provojne keto ndjesi.


Per te gjitha arsyet e mesiperme dhe mbi te gjitha per efektivitetin qe ka, kjo metode prevalon mbi te gjitha te tjerat, kete e tregojne edhe e deshmojne pacientet tane, me rezultatin e tyre, me ndryshimet pozitive ne trup, por edhe ne parametrat shendetesor, garancia e vetme qe japim per kete metode jane te gjitha rastet e suksesit qe publikojme cdo dite. Shendeti yne eshte faktori kryesor qe na mundeson te kemi nje jete cilesore ose jo, prandaj edhe menyra me te cilen ne zgjedhim te korrigjojme apo te permiresojme dicka, duhet te jete e zgjedhur me kujdes dhe te mos na cenoje ate qe ka me shume vlere per secilin prej nesh: jeten!