
Keni menduar ndonjehere se humbja në peshë përmes procedures se balonit gastrik do të ndikoje ne problemet emocionale, te humorit, apo edhe në aftësinë e tuaj për të vetë-menaxhuar ankthin apo stresin qe lidhet me kete situate?!
Megjithese studimet jane të kufizuara, ja tek i keni rezultatet me te fundit qe shkenca sjell mbi kete procedure:
• Pacientet humbasin rreth 30% të peshës së tyre të tepërt në 6 muajt e pare post-procedures.
• Shëndeti juaj do të përmirësohet, duke përfshirë përmirësimin e diabetit, sëmundjeve të kyçeve/kockave dhe çështjet e lidhura me zemrën, por jo vetem!
• Nuk do të keni shumë kufizime në dietën tuaj ushqimore.
• Baloni do t'ju ndihmojë të arrini zakone më të mira te dietes ushqimore dhe stilit te jeteses.
A do te kete ndryshime ekstreme ne jeten e perditshme?!
Jeta me balonin gastrik do të jetë shumë e ngjashme me jetën e mëparshme, me disa përjashtime:
• Do të ndiheni të ngopur më shpejt ndërsa hani, duke bërë që të hani më pak dhe të humbisni ne peshë.
• Eshte e rendesishme te konsumoni ujë pasi të keni konsumuar vaktet ushqimore.
• Truri juaj: Kujdes ndaj varësisë ndaj ushqimit, mentaliteti i ri do të ndryshojë sjelljen dhe marrëdhëniet tuaj!
• Varësia nga ushqimi: Trupi ynë sekreton disa hormone që na tregojnë se kur jemi të uritur. Ushqimi i padëshiruar mund t'i kapërcejë këto sinjale hormonale.Kjo është njësoj si mënyra se si trupi dhe truri ynë reagojnë ndaj një substance që krijon varësi.
• Ju mund të keni varësi ndaj ushqimit nëse dëshira juaj për ushqim ka përparësi ndaj pjesëve të tjera të rëndësishme të jetës suaj, si p.sh: shëndeti personal, familja, miqte, puna, pamja juaj.
Si ndryshon jeta sociale pas humbjes në peshë me balonin gastrik?!
Të jesh sërish ne peshen e deshiruar mund të jetë një përvojë e jashtezakonshme!
Shumë pacientë shprehen te habitur për faktin se renia ne peshe i permireson marredheniet:
• Duke u trajtuar me më shumë respekt.
• Duke marrë më shumë interes nga të tjerët, perfshire dhe partneri.
• Ndërtuar marrëdhënie më të mira me miqtë dhe te afermit.
• Duke marre më shumë komplimente nga të tjerët.
• Duke rritur vetëbesimin.