Pse duhet te zgjedhim Balonin Gastrik

Baloni Gastrik te lejon aktivitetin fizik

A mund te kryej aktivitete fizike pas procedures se Balonit Gastrik?

eshte nje pyetje e zakonshme nese mund te vazhdoni me aktivitete fizike kur keni kryer proceduren e Balonit Gastrik. Pergjigja e thjeshte eshte po!

Baloni Gastrik duhet te shihet si nje mjet qe ndihmon ne ndryshimin e stilit te jeteses, ne menyren e ushqyerjes si edhe aktivitetin fizik. Kjo do t'ju ndihmoje te pershtasni zakonet tuaja te ngrenies duke zvogeluar madhesite e porcionit dhe kontrolluar urine tuaj. Nese mund te rritni aktivitetin ne te njejten kohe me zvogelimin e konsumit tuaj te ushqimit, do te shihni rezultatet me te medha dhe me te shpejta per humbjen e peshes. Çdo aktivitet i ndryshem eshte pozitiv, keshtu qe nese ecja eshte aktiviteti juaj i deshiruar, kjo eshte shume mire! Njelloj, nese rregullisht luani futboll ose vraponi ose shkoni ne palester, nuk ka asnje arsye pse te mos vazhdoni me ushtrimin tuaj te preferuar. Aktiviteti i vetem qe ne do te sugjeronim te shmangnit nese keni kryer proceduren e Balonit Gastrik eshte sporti i rende i cili do te perfshinte goditje te rregullta ne bark. Pra, nese ju jeni nje kikboksier, Baloni Gastrik mund te mos jete per ju!

Sa ka te ngjare te ndjeni Balonin Gastrik ne stomakun tuaj,ndryshon nga personi ne person por shumica e njerezve raportojne ndjenjen si nje rendese ne stomakun e tyre. Sidoqofte, ju mund te beheni me te vetedijshem per Balonin Gastrik kur beni ushtrime energjike, veçanerisht duke kercyer pasi Baloni Gastrik leviz me shume, ose kur beni ulje/ ngritje ne stomak. Kjo nuk eshte problem per Baloni Gastrik, keshtu qe keshillat tona jane qe te vazhdoni sa me normalisht me aktivitetin tuaj te zgjedhur, nese nuk e shihni te pershtatshme ne kete rast ne mund te sugjerojme veprimtari alternative.

Ushtrimet jane pothuajse aq te rendesishme sa dieta juaj kur behet fjale per suksesin afatgjate te renies ne peshe nga Baloni Gastrik. Pacientet qe ushtrojne aktivitet fizik rregullisht humbasin me shume peshe.
Perfitimet e shendetit fizik dhe mendor jane te jashtezakonshme.


Sa ushtrime ju duhen per rezultate te dukshme?
Sipas disa studimeve per proceduren e Balonit Gastrik rezultoi se 2.5 ore aktivitet fizik ne jave humb 5.7% me shume peshe.

•Llojet e ushtrimeve
Duhet te keni 3 qellime kryesore te rutines suaj te ushtrimeve:
Perditshmeri - ecje, vrap, biçiklete dhe veçanerisht not.
Fleksibilitet- Perfshini ne rutinen tuaj aktivitetet si yoga, stervitje me paisje si pesha dhe topa stervitje.
Yoga- eshte me e mira pasi perfshin frymemarrjen e duhur dhe perdor peshen tuaj te trupit per te rritur forcen.