Grate obeze meritojne kujdes te veçante dhe duhet te
trajtohen me dashuri dhe respekt, duke mare parasysh
gjendjen personale ne te cilen ato ndodhen.
Duke
pare qe perqindja e grave obeze vitet e fundit eshte
dyfishuar, obeziteti ka nisur te shihet si nje
gjendje shendetesore. Pra ndryshon menyra e te
gjykuarit, nga gjendje “per t’u ndjere keq e patur
turp” ne gjendje qe “ ka nevoje per kujdes”.
Mjeket
duhet te perfshijne perllogaritjen e indeksit te
mases trupore (BMI) dhe vleresimin per obezitetin
dhe çrregullimet e ngrenies, ne çdo egzaminim gjate
periudhes se shtatzanise dhe ate pas lindjes, per te
gjitha grate.eshte pergjegjesia e mjekut qe te njohi
rreziqet mjekesore qe shoqerojne obezitetin dhe te
keshillojne pacientet ne lidhje me keto rreziqe, ne
nje menyre asnjanese, duke respektuar autonomine dhe
dinjitetin e tyre, pa i qortuar per peshen e
tyre.
Ajo qe duhet mbajtur gjithmone
parasysh eshte perballja me problemet sociale
ekonomike, turpi ndaj shoqerise, te afermve, mjekeve
te tjere dhe stigmatizimi ne nje shoqeri qe barazon
te qenurit e dobet me shendetin dhe bukurine.Grate
obeze duhen pare nga mjeku, ashtu si çdo pacient
tjeter me rrisk te larte. Keshillimi per te ulur
peshen duhet pare si nevoje mjekesore, dhe jo
thjesht si kufizim i ngrenies apo shtimi i ushtrimit
fizik, pa harruar kushtet ekonomike dhe sociale te
gruas.