Zgjidh balonin gastrik, thuaj lamtumire apnese se gjumit!

Zgjidh balonin gastrik, thuaj lamtumire apnese

Nese nuk fle mire, nuk mund te behesh mire.

Çrregullimet e gjumit dhe mbipesha jane te lidhura ngushte me njera tjetren.
Deri ne 80% e njerezve qe luftojne me mbipeshen nuk flene ashtu si duhet. Ky eshte nje rreth vicioz pasi te qenurit i privuar nga gjumi e ben te veshtire humbjen e peshes dhe obeziteti krijon shqetesime serioze te gjumit te njohur si apnea e gjumit.

Çfare eshte apnea e gjumit?

Apnea eshte nje crregullim potencialisht serioz i gjumit, ne te cilin frymemarrja vazhdimisht ndalet dhe fillon. Nese ju gerhisni dhe ndiheni te lodhur edhe pas nje cikli normal te gjumit, mund te keni apnea.

Lloji kryesor i apnese se gjumit eshte apnea obstruktive, forma me e zakonshme qe ndodh kur muskujt e fytit relaksohen.
Nje person me kete crregullim shpesh nuk eshte i ndergjegjshem qe e ka kete patologji edhe pse kombinimi i gerhitjes gjate nates dhe pesha e tepert eshte nje e dhene kryesore qe nje person mund te kete apnea te gjumit.
Një simptomë tjeter e ketij crregullimi eshte pergjumja e vazhdueshme gjate dites. Shpesh here njerezit supozojne se pergjumja qe ndjejne gjate dites eshte rezultat i dietes se dobet ushqimore ose mbajtja e peshave, duke mos e kuptuar qe ka nje zgjidhje qe do te permiresonte lodhjen e tyre te shpeshte.

Kur cikli i gjumit nuk plotesohet ashtu sic duhet, ndodhin ndryshime hormonale ne trup qe e bejne te veshtire humbjen e peshes.
Duke humbur vetem 10-15% te peshës se tepert te trupit mund te permiresoje shume apnean e gjumit, duke rikthyer energjine ditore dhe duke vendosur ne nje balance te ekuilibruar:

1- hormonin e leptines (e cila siguron balancimin e peshes dhe nivelin e energjise ne trup).

2-hormoni i grelines (i cili siguron frenimin e urise).
Mbajtja nen kontroll e ketyre dy hormoneve e ndihmojne trupin tuaj te jete i gatshem per renien nga pesha.

Apnea e gjumit zakonisht diagnostikohet me nje nate studimi te gjumit dhe nepermjet nje aparature monitorohet numri i episodeve te nderprerjeve te frymemarrjes gjate nates.

Mbipesha eshte faktori kryesor i rrezikut per kete patologji dhe ulja e peshes ne kete rast eshte kusht themelor.
Prane klinikes sone shume paciente te cilet kane zgjedhur proceduren e balonit gastrik jane te diagnostikuar edhe me apnea te gjumit. Duke pasur kete crregullim edhe aktiviteti fizik eshte pothuajse e pamundur, mbipesha vazhdon dhe gjendja rendohet.

Trajtimi i obezitetit me balonin gastrik nuk eshte vetem te fitosh nje beteje me pamjen e jashtme dhe te veshesh stilin tend te preferuar, eshte me shume se kaq, baloni trajton problemet me shendetin, me patologjite te cilat veshtiresojne cilesine e jetes. Me kete metode humbja e peshes eshte e shendetshme dhe e garantuar, pa rrezikuar edhe problemet qe tashme i keni. Ne pacientet tane te cilet ndiqen ne menyre rigoroze nga stafi mjekesor gjate gjithe rrugetimit me balonin gastrik, bashke me renien nga pesha kemi pasur stabilizim te vlerave te glicemise se larte ne gjak, kolesterolit te larte, presionit te larte te gjakut por edhe “shpetim” nga apnea e gjumit. Shume kilograme me pak do te thote, nje gjume me i mire, nje jete me shendetshme por edhe nje pamje me e definuar.

Baloni gastrik eshte e vetmja zgjidhje qe do t’ju ndihmoje ne menyre te menjehershme te largoni sa me pare kete problem nga jeta juaj, eshte shume me mire te marrim fryme thelle dhe lirisht sesa me nje frymemarrje te asistuar!