“Nje grua qe kupton problemet e drejtimit te nje shtepie eshte me e predispozuar te kuptoje problemet e drejtimit te nje vendi”, eshte pikerisht kjo shprehje e Eleanor Roosevelt e cila tregon shkurt edhe qarte aftesine dhe forcen qe kjo krijese mbart nder vete dhe pavaresisht perpjekjes dhe arritjes per ti shtypur nder vite te drejtat dhe aftesite e tyre ato ja kane dale. Ja kane dale te tregojne qe munden te bejne edhe me shume se gjinia tjeter, kjo nuk eshte nje lufte mes tyre per te treguar kush eshte me i fuqishem, pasi nje grua ndryshe nga nje burre dhuron jeten, ka aftesine te ushqeje nje krijese nga vetja e saj. Duron te gjitha shqetesimet ne muajt e pare te shtatezanise, shikon trupin e saj teksa transformohet, kembet e fryra ne javet e fundit, rendesen, veshtiresine ne te ecur, shpeshhere edhe privimet nga gjerat qe deshiron, shume sakrifica te tjera te cilat nje grua i di me se miri. Te gjitha perballohen mjafton qe femija te jete mire, te jete i shendetshem. Te gjitha netet pa gjume, dhimbjet e para ne ushqyerjen me gji, adaptimi me kete moment te ri ne jete, ndryshimet ne trup, strijat, te gjjtha ja vlejne per nenat, prinderimi i te cilave nuk perfundon kurre.
Pavaresisht sakrificave dhe dhuntive qe vetem nje grua mund ti kete, nuk ja ka dalur te mos jete pre e dhunes verbale, fizike, diskriminimit, percmimit. Grate dhe vajzat dhunohen ende sot. Shume gra te cilat vriten vetem per nje “hamendesim”, shume vajza vriten veten sepse duan ti thone “jo” nje burri apo djali, vetem sepse duan te jetojne jeten ashtu sic duan jo ashtu sic shoqeria i tregon. Shume vajza qe nuk kane arritur te provojne ndjesine e te berit nena dhe shume nena qe nuk kane mundur te jene ne diplomimin, ne martesen, ne arritjet e bijeve te tyre vetem sepse maskilizmi ka arritur caqet. Shume femije kane mbetur vetem dhe nuk kane ditur ku te mbeshteten, ku te qajne, ku te kerkojne nje keshille, ku te gjejne nje shprese dhe arsye per te ecur perpara, sepse nena e tille eshte, mjafton te te thote qe ti mundesh pasi me besimin e tyre na bejne te shohim tablone e jetes me ngjyra, na ofrojne lumturine me te madhe vetem te dime qe ekzistojne, pavaresisht se jeta eshte e vrullshme dhe harrojme qe ditet dhe vitet kalojne dhe duhet ti duam dhe ti respektojme cdo dite te jetes se tyre. Te sakrifikojme pak nga koha jone, vetem pak per to sepse aq shume sa ato nuk do arrijme kurre, nuk mund te shperblehet.
Ne i themi JO dhunes, ndaj grave, ndaj nenave, ndaj motrave, vajzave sepse ato jane burimi i jetes, i themi JO burrave qe dhunojne femrat vetem per te treguar qe jane me te forte, nuk do te arrini kurre te jeni me te forte se nje grua, nuk do arrini kurre te mbani mbi supe te gjitha pergjegjesite, dhimbjet, sakrificat qe mban nje nene prandaj duhet ti jepet fund kesaj lufte e cila con vetem ne shkaterrim te shoqerise.
Ne, i gjithe stafi yne eshte dhe do te jete gjithmone ne mbeshtetje te grave dhe vajzave.
Jo vetem 8 Marsi, por i gjithe ky muaj le te jete i grave, ta konsiderojme te tille dhe t’ja dedikojme atyre, ti bejme te lumtura, ti bejme te ndihen mire. Ti tregojme qe prinderimi nuk eshte gjithcka ne jete. Ne kuader te dites se gruas ne kemi vendosur ti bejme te lumtura te gjitha nenat te cilat duan te rregullojne dicka ne trupin e tyre pasi femijet dine te lene gjurme tek trupi i nenes se tyre, sidomos ne zonen e barkut, disa kilograme me shume, lekure te tepert, strija. Gjithmone kemi dobesi per grate qe drejtohen ne kliniken tone dhe vendosin te rregullojne barkun, por jo vetem, te cilat vendosin te bejne nje ndryshim pozitiv per veten e tyre, sepse duan te ndihen me mire fizikisht, konfidente, te rinuara, sepse kane te gjithe te drejten e botes per tu ndjere te tilla. Por me bukur eshte kur nenat vijne te shoqeruara nga femijet te cilet duan ti dhurojne nenes se tyre dicka qe ti bejne te ndihen mire fizikisht tamam si para periudhes kur ata te vinin ne jete. Ky eshte nder momentet dhe sensibilizimet me te bukura nene-femije.
Keto raste do te shtohen edhe me shume, pasi klinika Dermolife per te gjithe muajin Mars, do te ofroje ulje per nderhyrje specifike te cilat nenat kerkojne sot, si abdomenoplastika dhe rimodelimi gjoksit. Keto nderhyrje do te jene me 20% zbritje per te gjithe grate te cilat duan te mendojne qofte edhe nje here per te investuar ne pamjen e tyre.
Formati i klinikes sone eshte i tille, kjo eshte nje menyre per te shprehur te gjithe respektin dhe vleresimin kundrejt gjinise femerore.
Ne kete menyre ne mundemi ti bejme te lumtura dhe ti plotesojme nje nga deshirat per tu ndjere sa me mire me veten e tyre.
Nese mamaja juaj ka shprehur nje deshire te tille, mos u mendoni dy here, por ofrojani kete shans, gjithmone do te jete shume pak ne krahasim me cfare meritojne por nje gje eshte e sigurte, ato do te ndihen shume mire sepse kete e shprehin cdo dite ne konsultat qe ne bejme. Mos humbisni nga kjo mundesi qe ne ofrojme kete muaj. Dhurojini nenave ose vetes suaj mundesine per te pasur ate trup qe ju deshironi. Gruaja meriton gjithcka, te duhet, te respektohet, te degjohet, te mbrohet.
Mos harroni: Te drejtat e njeriut jane te drejtat e grave dhe te drejtat e grave jane te drejtat e njeriut.