Blog

Venat merimange, perse shkaktohen, cila eshte zgjidhja e tyre?

Venat merimange, perse shkaktohen, cila eshte zgjidhja

Edhe pse shume njerez i konsiderojne venat merimange si diçka e shemtuar, ky tashme nuk eshte nje problem. Venat merimange ne pergjithesi jane vetem nje çeshtje kozmetike, dhe nuk konsiderohen te rrezikshme. Perveç kesaj, ka trajtime te sigurta dhe efektive te disponueshme per ato te cilet nuk e pelqejne shfaqjen e tyre.


1- Cfare jane venat merimange?
Venat merimange, si venat me variçe, jane te lidhura ngushte me sistemin e qarkullimit te gjakut i cili monitoron sesi transportohet gjaku ne te gjithe trupin. Ne pergjithesi, venat merimange kane nje pamje dhe model shume te veçante. Ne krahasim me paraqitjen e venave varikoze te cilat jane te fryra dhe te trasha, venat merimange jane te vogla, me nje ngjyre vjollce, te kuqe ose blu pergjithesisht rregulluar ne nje model qe i ngjan nje merimange ose degeve te pemeve.
Edhe pse ato shpesh shfaqen ne kembe, disa individeve i shfaqen ne fytyre qe ne pergjithesi jane me ngjyre te kuqerremte.

2- Anatomia e venave merimange
Per te kuptuar venat merimange, eshte thelbesore qe te kuptojme bazat e sistemit te qarkullimit te gjakut. I perbere nga nje rrjet i madh venash dhe arteriesh, ky sistem transporton oksigjen ne gjak dhe lende ushqyese ne te gjithe trupin me pas perseri ne zemer. Ne ekstremet e poshtme, sistemi venoz i trupit punon shume per te pompuar gjakun deri ne zemer. Valvulat e specializuara ne sistemin venoz te gjakut bejne te mundur qe gjaku te mos grumbullohet ne vena. Sidoqofte, ne rastet e pamjaftueshmerise venoze, keto valvula speciale nuk funksionojne siç duhet.
Kur ka nje problem me rrjedhjen e gjakut ne trup, gjaku mund te grumbullohet ne vena dhe ne enet e gjakut. Ne thelb, venat e dukshme jane pergjithesisht nje shenje qe disa elemente te sistemit te qarkullimit te gjakut nuk jane duke funksionuar ne menyre optimale. Ndersa venat me variçe zakonisht ndodhin ne disa nga venat me te medha, venat merimange shihen ne enet e vogla siperfaqesore te gjakut.

3- Lidhja e kolagjenit
Kur venat merimange shfaqen ne fytyre, ato zakonisht kane nje shkaktar tjeter: prishja e kolagjenit ne trup. Si nje ind lidhes i rendesishem qe suporton trupin tuaj, kolagjeni ulet nga ekspozimi konstant ne rrezet e diellit. Me nje ulje te kolagjenit, do te kete me pak presion te ushtruar ne enet e gjakut ne fytyre e cila mund te çoje ne shfaqjen e venave merimange ne fytyre.

4- Shkaktaret dhe faktoret e rriskut
Edhe pse venat merimange kane lidhje me venat insufiçente, eshte e veshtire te thuash me siguri se çfare shkaktojne venat merimange per nje individ. Megjithate, studiuesit kane percaktuar se ka disa faktore te zakonshem te rrezikut te lidhur me venat merimange:

Pesh -Te qenurit mbipeshe mund te shkaktoje me shume presion ne venat tuaja dhe ne kete menyre provokoni pamjaftueshmeri venoze.

Ekspozimi i diellit - Siç e theksuam edhe me pare, ekspozimi ndaj rezeve UV mund te perkeqesoje venat merimange duke ndikuar ne uljen e kolagjenit.

Shtatzenia - Si rregull, grate shtatzena pompojne me shume gjak ne trupin e tyre per te ushqyer dhe mbrojtur fetusin. Si rezultat, kjo mund te krijoje me shume presion ne venat tuaja dhe te shkaktoje enet e gjakut te dukshme.

Mosha - Ndersa plakemi, valvulat ne gjakun tone mund te mos funksionojne normalisht gjithashtu. Perveç kesaj, ne mund te humbasim fuqine ne muskulaturen e venave me kalimin e viteve, gje qe mund te parandaloje muskujt te kryejne funksionin e tyre.

Trashegimia - Venat merimange konsiderohen se kane nje perberes gjenetik, qe do te thote se ka me shume te ngjare te kete vena merimange nje person qe ka individe te tjere ne familjen e tij qe i ka ato.

Hormonet - Disa hormone ne trupin tuaj, si estrogjeni, mund te ndikoje ne valvulat e venave tuaja dhe kontribuojne ne venat e dukshme.

Rosacea - Personat me rosacea, nje gjendje e lekures qe shoqerohet me lekure te kuqe vazhdimisht, shpesh perjetojne venat merimange ne fytyre.

Stili i jeteses - Nese puna ose menyra juaj e jeteses kerkon qe te uleni ose te qendroni per periudha te zgjatura kohore ne kembe, kjo mund rezultoje ne grumbullimim e gjakut ne kembet tuaja.

5- Parandalimi: Menyra e jeteses, dieta dhe ushtrimet.
Ne shumicen e rasteve, venat merimange ndodhin per shkak te nje larmie te faktoreve hormonal dhe trashegues qe jane te veshtira ti kontrollosh. Per kete arsye, mund te mos jete e mundur per te parandaluar venat merimange nese, per shembull, ju keni nje predispozicion gjenetik ose ju mbeteni shtatzene. Sidoqofte, mbeshtetja e shendetit tuaj te pergjithshem dhe mbrojtja e sistemit te qarkullimit te gjakut mund te ndihmoje ne parandalimin e disa raste te venave merimange:

* Humbni peshe per te shmangur presionin e tepert ne vena.

* Shmangni te uleni ose te qendroni shume gjate ne kembe.

* Shmangni alkolin e tepert, e cila shpie ne zmadhimin e eneve te gjakut ne fytyre.

* Vendosni kremin e diellit per te mbrojtur fytyren tuaj nga rrezet UV.

* Beni stervitje te moderuar si ecja, e cila ndihmon te permiresoni qarkullimin e pergjithshem te gjakut ne trup.

* Nese venat tuaja merimange shoqerohen me pamjaftueshmeri venoze, mund te jete e nevojshme per te kufizuar ushqimet qe ndikojne negativisht ne shendetin kardiovaskular, si pershembull mishi i kuq.


6- Terapite per venat merimange
Kur behet fjale per marrjen e trajtimit per keto lloj venash, eshte e rendesishme te pranoni qe jo te gjitha kompanite e sigurimeve do te mbulojne trajtimin per nje çeshtje kozmetike. Megjithate, kostoja eshte shpesh e perballueshme. Mund te bisedoni me specialistin tuaj te venave dhe te zbuloni se cila metode e venave merimange funksionon me mire per ju.
7- Zgjidhni nje here e mire problemin tuaj me skleroterapi.
Ky trajtim eshte me popullori dhe efektivi per venat merimange, vetem nje seance trajtimi me skleroterapi mund te pastroje 70 deri ne 80% te venave merimange. Ne nje seance skleroterapie, specialisti juaj i venave do te injektoje nje substance te veçante qe i ngushton dhe i tkurr venat merimange per te bllokuar rrjedhjen e gjakut.
Kjo metode eshte pergjithesisht e sigurt dhe nuk shkakton ndonje demtim te indeve perreth. Pas seances tuaj te pare e cila zakonisht zgjat rreth 15-30 minuta do te keni mundesi te ktheheni menjehere ne aktivitetet tuaja te jetes se perditshme.
Ne kliniken Dermolife, do te gjeni kirurg te specializuar angiolog, i cili trajton ne teresi problemet me venat varikoze. Pas vizites dhe realizimit te ekos, kirurgu percakton edhe llojin e metodes qe nevojitet ne zgjidhjen e problemit te pacientit duke u siguruar qe problemet me venat te mos rishfaqen me.