
A e dinit se ato farat e bezdisshme të rrushit, që aq shumë i urrejmë kur hamë, paskan një përdorim kaq të veçantë? Me farat e rrushit nxirret dhe përpunohet Vaji i veçante me kaq shumë funskione estetike:
🍇 Ka efekt shërues antiinflamator për aknet e lëkurës tuaj, kjo falë përmbajtjes së pasur në acid Linoleik. Ky acid krijon një shtresë protektive në lëkuren tuaj duke luftuar thatësiren e lëkurës si dhe ndikon në nivel metabolik tek qelizat e lëkurës duke nxitur rigjenerimin e tyre.
🍇 Përmbajtje të pasur në Vitamina duke përfshirë Vitaminën A, D, C, E me efekte antioksidante, stimulim të prodhimit të kolagjenit i cili jep elasticitetin lëkurës dhe për pasoje ul shancet për akne.
🍇 Përmban acidin Palmitik dhe ac. Stearik të cilët ndodhen në mënyrë natyrale në lëkurën tuaj por ulen me kalimin e moshës.