Blog

Rreziku per diabetin tip 2 sipas grupeve te gjakut

Rreziku per diabetin tip 2 sipas grupeve te gjakut

Ne ditet e sotme diabeti i sheqerit prek mbi 382 milione persona ne vit ne te gjithe boten, shifer kjo qe vazhdon te jete ne rritje qe prej dekadash. Ka shume faktore qe e favorizojne diabetin, si: obeziteti, jeta sedentare, duhanpirja, hipertensioni arterial, rritja e kolesterolit ne gjak dhe ushqyerja jo e shendetshme.

Sipas nje studimi ku jane perfshire 82 000 gra te ndjekura per nje periudhe 18 vjeçare, eshte konstatuar edhe nje lidhje reale midis grupit te gjakut dhe diabetit te sheqerit tip 2.
Lidhur me kete fenomen, rrezik me te ulet paraqet grupi i gjakur i tipit 0, krahasuar me grupet e tjera.
Krahasimisht, personat me grup gjaku A kane rrezik 10% me te larte, grupi AB deri ne 17% me te larte, dhe grupi B 21%.
Ne te njejten kohe, grate te cilat jane Rhezus negativ (rreth 6% e popullates) kane rrezik me te ulet per te zhvilluar diabet te sheqerit.

Pavaresisht njohurive mjekesore, asnje mekanizem biologjik nuk arrin ta shpjegoje kete lidhje.
Fillimisht mendohej qe ne grate me grup 0 jane me shume te shprehur disa markues te inflamacionit. Ne te njejten kohe, eshte pare qe grupe te ndryshem gjaku mund te ndryshojne perberjen e flores bakteriale te zorres, çka ndikon ne metabolizmin e glukozes (sheqerit) ne balancen energjitike, dhe ne inflamacionin kronik.