Mbipesha dhe obeziteti jane gjendje patologjike e
cila ka pushtuar popullaten ane e mbane globit. Jeta
sedentare(oreet e zgjatura ne zyra), moskryerja e
aktivitetit fizik, fast food-i por edhe gjenetika
jane disa nga faktoret etiologjike te obezitetit.
Por, ndryshe nga semundjet e tjera obeziteti eshte
nga ato gjendje patologjike qe terheq si magnet
semundje te tjera si p.sh: Diabeti Mellitus,
hiperkolesterolemi (e cila sjell rritjen e riskut
per Infarkte), hipertension arterial, semundje te
pulmoneve, problem me stomakun ( nga mbiushqyerja)
etj. Pra trajtimi i obezitetit, ose pacienteve me
BMI mbi nomren, pra mbipeshe (BMI nga25-29.9 dhe 30
e me siper), vecse trajtim nga ana estetike, eshte
edhe nje trajtim i patologjive shoqeruese qe mund te
kete sjelle kjo gjendje me vete.
Dermolife Medical Center ofron trajtimin e mbipeshes
dhe obezitetit me proceduren e balonit gastrik.
Shume paciente vijne te dyzuar nese duhet te
zgjedhin kete metode apo te kryejne nderhyrje
kirurgjikale madhore si psh: bypass gastrik apo
gastric sleeve (prerjen e stomakut). Rikujtojme ketu
se procedura e balonit gastrik eshte nje procedure
endoskopike, pra ju nuk ju duhet te kryeni nje
nderhyrje kirurgjikale madhore, madje as t’i
nenshtroheni anestezise gjenerale. Ne rast kryrerje
te nje bypass-i gastrik apo prerje te stomakut
pacienti perballet me te gjitha risqet operatore dhe
ato te anestezise si p.sh:
• Gjakderdhje interne apo nga plaga operatore
• Infeksion I plages
• Reaksion nga anestetiket
• Tromboza
• Probleme me pulmonet ose frymemarrjen
• Rrjedhje nga prerja e stomakut
Asnje nga keto komplikacione nuk ndodh gjate
procedures se balonit gastrik, kjo sepse vendosja e
balonit gastric kryhet nen anestezi sedative, pra
vetem nje pergjumje e pacientit, jo anestezi totale
me intubim. Procedura kryhet per vetem 15-20 minuta,
duke patur keshtu edhe periudhe shume te shkurter
rikuperimi, e cila perkon vetem me daljen e
anestezise, pra rreth 1-2 ore. Me pas ju mund te
shkoni ne shtepi, ne zyre apo te udhetoni me avion.
Keto benefite nuk i gjejme ne bypass gastrik apo
prerje stomaku, kjo sepse nderhyja eshte
kirurgjikale dhe jo endoskopike si ne rastin e
balonit gastrik.
Risqe te tjera qe lidhen me kirurgjine bariatrike
perfshijne:
• Refluks Gastro Ezofageal
• Risqe te lidhura me anestezine
• Nauze dhe te vjella kronike
• Dilatim i ezofagut
• Pamundesi per te ngrene disa ushqime specifike
• Demtime te shpretkes apo organeve te tjera
• Obstruksion i anastomozes apo i zorreve
• Obstruksion i stomakut
Vec risqeve qe lidhen direkt me nderhyrjen
kirurgjikale, prerja e stomakut dhe bypass-i gastrik
kane edhe risqe te tjera te cilat shfaqen disa kohe
pas nderhyrjes. Keto risqe jane si me poshte:
• Sindroma Dumping, nje gjendje e cila shpie ne
simptoma te tilla si te perzjera dhe marrje mendsh,
e quajtur ndryshe zbrazja e shpejte e stomakut, e
cila ndodh kur ushqimi, leviz direkt nga stomaku ne
duoden (pjesa fillestare e zorres se holle), duke
sjelle keshtu simptoma si: nauze, te vjella,
dhimbje, diarre, djersitje, dobesi trupore madje
deri ne shtim ose crregullim te rrahjeve te zemres.
• Hipoglicemi (Sheqer i ulet ne gjak)
• Malnutricion (kequshqyerje)
• Te vjella
• Ulcera e stomakut apo intestinit
• Perforacion i stomakut apo intestinit
• Obstruksion I zorreve
• Hernie
• Strikture
• Deficence ne hekur apo vitamina
Shtojme ketu se baloni gastrik nuk ka ndonje nga
efektet e mesiperme kjo per faktin e vetem se eshte
nje nderhyje endoskopike e thjeshte dhe nuk ka asnje
lloj demtimi te organeve gastro-intestinale si:
ezofagu, stomaku, duoden apo edhe me tej intestin.
Nese gjate bypass-it apo prerjes se stomakut punohet
drejtepersedrejti me organet, me bisturi dhe te
gjitha instrumentat e tjera kirugjikale, ne
proceduren e balonit gastrik eshte pikerisht nje
fibrogastroskop I vetem ai qe punon dhe vendos
balonin gastrik apo balonin magjik ne stomakun tuaj.
Keshtu, pa gjakderdhje, infeksione dhe risqe
operatore baloni gastrik pozicionet ne stomakun tuaj
dhe e gjithe cfare ju duhet te beni, eshte te prisni
kalimin e diteve dhe te shijoni renien ne peshe.
Tashme ju e dini pse duhet te zgjidhni balonin
gastrik, ose ate magjik !